SHBA - Një surprizë e madhe është regjistruar në gjysmëfinalen e dytë të turneut të tenisit në 'Indian Wells Masters', ku Daniil Medvedev eliminoi numrin një të botës, Carlos Alcaraz, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në sete (6-3, 7-6).
Tenisti rus zhvilloi një paraqitje pothuajse perfekte, duke kontrolluar lojën dhe duke e detyruar spanjollin të kryente shumë gabime. Medvedev shfrytëzoi maksimalisht çdo mundësi të krijuar, duke dominuar setin e parë dhe duke menaxhuar me qetësi momentet vendimtare në setin e dytë.
Me këtë fitore, Medvedev siguron një vend në finale, ku do të përballet me italianin Jannik Sinner (sot 22:00). Dueli pritet me shumë interes, pasi forma e shkëlqyer e rusit konsiderohet një sinjal i fortë për kundërshtarin italian në betejën për trofeun e turneut.
Jannik Sinner mban vendin e dytë në renditjen botërore të tenisit, ndërsa Daniil Medvedev ndodhet në pozicionin e 11-të.
Komente












