SHBA - Turneu i tenisit 'Indian Wells Masters' që zhvillohet në Kaliforni ka hyrë në fazën më vendimtare, me emrat e mëdhenj të tenisit që kanë siguruar biletën për në gjysmëfinale.
Numri një i botës, Carlos Alcaraz, ka avancuar pas një fitoreje të pastër ndaj britanikut Cameron Norrie, duke triumfuar me rezultatin 6-3, 6-4 në çerekfinale. Spanjolli dominoi ndeshjen dhe konfirmoi formën e tij të shkëlqyer në turneun amerikan. Në gjysmëfinale, Alcaraz do të përballet me rusin Daniil Medvedev, i cili siguroi kualifikimin pasi eliminoi mbajtësin e titullit, Jack Draper, me rezultatin 6-1, 7-5.
Në anën tjetër e tabelës ka avancuar edhe italiani Jannik Sinner. Ai kaloi pa shumë vështirësi amerikanin Learner Tien, duke fituar 6-1, 6-2 në një ndeshje që zgjati pak më shumë se një orë. Në gjysmëfinale Sinner do të ndeshet me gjermanin Alexander Zverev, i cili siguroi biletën pas fitores 2-0 ndaj francezit Arthur Fils.
Me këto përballje të mëdha, Indian Wells hyn tashmë në fazën më interesante të turneut.
Komente









