Indicie për SPAK/ Flamur Noka bleu pasuri 260 m2 me paratë e shitjes së apartamentit 83 m2 që e mori me kredi si i pastrehë nga Enti i Banesave

Mënyra dhe format e pretenduara nga politikanë për shtimin e pasurisë, janë sa magjepse aq edhe sfiduese për SPAK. Ish ministri i Brendshëm Flamur Noka, në vitin 2009, ka marrë një kredi si i pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave, me vlerë 5 milionë lekë, për blerje banese, me afat shlyerje 25 vite. Me këto para, Noka ka blerë një apartament me sipërfaqe 83.7, në Rr. "Andon Zako Çajupi", në Tiranë.

Tre vjet më vonë, në vitin 2012, Flamur Noka deklaron shitjen e këtij apartamenti në vlerën 180 mijë euro. Po këtë vit, me paratë e shitjes së apartamentit 83.7 m2, blen një apartament me sipërfaqe 190 m2, vlerë 151 mijë euro, në Rr. "Sami Frashëri" Tiranë.

Jo vetëm kaq. Por, në vitin 2013, Flamur Noka blen garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22 400 euro. Në deklaratën e vitit 2013, Flamur Noka nuk e deklaron burimin e të ardhurave për blerjen e garazhit.

Por, në deklaratën e fundit të pasurisë, depozituar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në tetor të 2021, Noka deklaron se ka blerë dy garazhe me vlerë 22 400 euro, me paratë e shitjes së apartamentit 83.7 m2 në 2012. Këtë herë Noka nuk deklaron sipërfaqen e dy garazheve, por vlera përkon me garazhin e deklaruar në vitin 2013.

Kështu, nga i pastrehë në vitin 2009, Flamur Noka, me apartamentin 83.7 m2 që bleu me kredi të butë nga Enti i Banesave, në vitet 2012 dhe 2013 bëhet pronar i një pasurie me sipërfaqe 260 m2, ku përfshihet apartamenti 190 m2 dhe garazhi apo dy garazhet 70 m2.

Ndërsa vijonte të shlyente kredinë që kishte marrë tek Enti i Banesave si i pastrehë, Flamur Noka blen edhe një makinë me vlerë 40 mijë euro, me burim 30 mijë euro kredi dhe 10 mijë euro nga shitja e një makine në vitin 2011. Në vitin 2021, Noka deklaron edhe një llogari bankare rreth 50 mijë USD.

Noka është përfolur këto ditë si pronar i fshehtë i një vile me vlere të pretenduar 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit, ndërsa më parë është akuzuar nga ish-deputeti i PS-së Alket Hyseni se ka përfituar tre apartamente në një pallat në Sarandë, ndërtuar për të pastrehët. Por, për të dyja akuzat e fundit mundojnë provat.

Pasuria Flamur Noka, 2012

 

Pasuria Flamur Noka, 2013

 

Pasuria Flamur Noka, 2021

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bora: 15/05/2022 10:43

    Bravo, Adriatik qe po u vjen hakut ketyre. Indicia per SPAK qe mos thone pastaj nuk morem njoftim..vec nuk eshte vec injoranti Flamur Noka per hetim, por dhe inspektoret e ILDPKI qe kane pasur per detyre te hetojne pasurine e zyrtareve qe deklarojne. Dhe duke pas parasysh sa here ka qene Flamuri deputet te gjithe ata duhen hetuar. Nese Spak do beje me te vertete detyren e vet, dhe jo vec Flamurin.. te gjitha Jane para syve te te gjitheve, mjafton te shikoni declaratat e pastries se zyrtareve ap9 me mire ti themi hajduteve me karrige te Open Spending Data..Tung

    Përgjigju
  • Cimiterra: 15/05/2022 09:17

    Kto jan tipik parazit ,qe duan te ngjiten ne pushtet ,vetem per te vjedhur.

    Përgjigju
  • Populli: 14/05/2022 17:58

    Hapeni librin e kredive dhe aty fo te gjeni tere klasen politike

    Përgjigju
    • Nola: 15/05/2022 03:54

      Kuksion hesapi I pacip,mjere tirana

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja