Indiferentizëm ndaj muzeut
oriental “Bratko”në Korçë

Indiferentizëm ndaj muzeut <br />oriental “Bratko”në Korçë
KORCE - Muzeu Oriental “Bratko”, në të cilin ndodhen objekte dhe fotografi të kësaj kulture që datojnë prej viti 1800, mbetet një prej pikave më pak të frekuentuara në qytetin e Korçës edhe për këtë sezon veror.

Ndonëse ndodhet në qendër të qytetit juglindor muzeu fatkeqësisht tërheq shumë pak interesin e vizitorëve vendas dhe të huaj. Gjatë këtij sezoni ky muze ka të regjistruar vetëm 30 vizitorë, një shifër kjo shumë e vogël.

Përgjegjësi i muzeut, Vladimir Kaçaku, për A1 Report shprehet se mbetet i habitur nga indiferentizmi i qytetarëve korçarë të cilëve sipas tij u mungon informacioni për vlerat e muzeut.

Në Muzeun Oriental “Bratko” janë të ekspozuara rreth 400 objekte të jetës së përditshme si dhe një numër i konsiderueshëm fotografish. Muzeu i ka hapur dyert rreth 10-të vjet më parë dhe është një dhuratë që fotografi shqiptaro-amerikan Dhimitër Mborja, me karrierë të admirueshme në Hollivud i bëri Korçës, qytetit tij të lindjes.
(da.is/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt