Indinjata jonë komode
Eshtë kollaj të indinjohemi nga kompjuteri për foto të fëmijëve sirianë të cilat fokusojnë tragjedinë që po përjeton ai popull.
Eshtë kollaj të indinjohemi nga kompjuteri për foto të fëmijëve sirianë të cilat fokusojnë tragjedinë që po përjeton ai popull. Eshtë kollaj, me një klik, të vendosim të mos e shohim më dhe të vazhdojmë ditën me dëshirat tona: Aaa sa do të doja një palë këpucë të tjera, eh, sikur shtëpinë ta zmadhoja dhe më, po sikur vitin tjetër të bëja pushimet si ajo shoqja ime në atë fshatin turistik me 5 yje, apo të nisja fëmijët me studime në universitetin më të mirë evropian apo botëror?
Janë dëshirat e pafundme njerëzore që e kanë bërë botën të padrejtë. Pamundësia për t'u kënaqur me pak, me atë që puna e ndershme dhe dinjitoze seicilit u ka falur, pa parë, pasur zili e bërë garë me askënd.
Por si mund të ndryshohet një botë që në bazë ka tregun dhe konsumizmin dhe ky konsumizëm, që "mbush" dëshirat gjithnjë në rritje të një pjese të saj, konsumon, shfrytëzon, djeg, skllavëron një pjesë tjetër?
Do të ishte mirë që zgjidhja e tmerreve që po përjeton një pjesë e globit, të vinte pikërisht nga kush ka barkun plot sot dhe ka kaluar të gjitha fazat e evolucionit dhe mirëqënies materiale, për të përmirësuar e treguar se ka nisur dhe evolucionin e anës shpirtërore.
Fotoja e vogëlushit sirian, që deti nxorri të mbytur në brigjet turke, është një përsëritje ritmike e tragjedive të popujve. Mund të ishte një fëmijë shqiptar i fillimit të viteve '90, një fëmijë hebre i Luftës së Dytë Botërore, një fëmijë i ditëve të sotme në Gaza, që për shkak të bllokimit të rrugëve, mund të vdiste, siç ka ndodhur, për mungesë ndihme mjeksore.
Më të pasurit e botës duhet të hapin zemrën e të vendosin një fre ndaj pasurimit të pafund.Të bëhen shembull. Jetojmë në një epokë kur mediat e opinioni publik i rendit njerëzit si më të fuqishmit, në bazë të miliardave që grumbullojnë. Eshtë epoka e multinacionaleve, që spostohen si një nuhatës i prodhimit të pasurisë në vendet më të varfra, për të çuar gjithnjë e më shumë para te supertëpasurit e Botës, ata që klasifikon përvit Forbes e që adhurohen nga të gjithë. Po nga vijnë ato miliarda dhe ku shkojnë?
Bota ka humbur harmoninë dhe ekuilibrin, sepse individi, seicili prej nesh, është vetëm një potencial dëshirash konsumiste që një ditë, në një rast që na jepet, me çdo mënyrë, kërkojmë të realizojmë.
Që lufta, varfëria, injoranca, të mos shkaktojnë tragjedi si ajo e Sirisë e të tjera, duhet që seicili prej nesh të bëjë revolucionin personal: Harmoni dhe grumbullim etik të pasurisë. Kur të na vijë zor të flasim për një miliarder e jo ta admirojmë, atëherë mund të ketë një ekuilibër që botën do të nisë ta përmirësojë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.7%
-
Të gabuar
83.7%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 1390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festat e fundvitit, Policia e Shtetit plan masash! Shtohen forcat e rendit në terren dhe monitorimi me kamera në rrugë
24 Dhjetor, 13:25
-
U kap me rreth 900 gr kokainë në parkingun e QSUT, Report Tv siguron foton e Kristian Buçit
24 Dhjetor, 13:23
-
Nesër sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
24 Dhjetor, 13:12
-
Shtohen telashet te Arsenal, Mikel Arteta: Saka mungon gjatë
24 Dhjetor, 13:08
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Mori çantën e shpinës me dhurata në stacionin e trenit, Parashqevi Simaku i bëri kërkesë gazetares: A mund të më gjeni vajzën që e ka bërë këtë
24 Dhjetor, 12:59
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor, 12:59
-
Protesta në kryeqytetin e Sirisë, shkak djegia e pemës së Krishtlindjes
24 Dhjetor, 12:54
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Ceremonia për 180 ekselentët në kryeministri, Manastirliu: Ju flas edhe si nënë, kam vajzën në sallë, por më ka kërkuar të mos i thërras emrin
24 Dhjetor, 12:45
-
Vigjilje Krishtlindjesh/ Uron Imzot Dodaj: Të vihemi në shërbim të njëri-tjetrit
24 Dhjetor, 12:39
-
Imzot Gjergj Meta uron për Krishtlindje: Paqe dhe shpresë për një botë të trazuar
24 Dhjetor, 12:38