Indinjatë në Shkodër, shpagim
qesharak, përmbytjes:2-10 mijë lekë

Indinjatë në Shkodër, shpagim<br />qesharak, përmbytjes:2-10 mijë lekë
SHKODËR - Banorët e prekur nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës janë shprehur të indijuar nga dëmshpërblimi i akorduar nga qeveria shqiptare. Teksa nisi shpërndarja e këstit të dytë të dëmshpërblimit për të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet e 2011-ës,  ata nuk e kanë fsehur pakënaqësinë, pasi sipas tyre janë dëmshpërmblyer me shuma qesharake që shkonin nga 2 deri në 10 mijë lekë. 

Në komunën e Bërdicës, banorët e dëmtuar nga përmbytjet, që qëndronin në radhë pranë sportelit të postës, nuk e kanë fshehur pakenaqësinë e tyre përsa i perket shumës së lëvruar nga thesari, që për këtë komunë kap shifra minimale në vlerën e 9 % të dëmit të përgjithshëm bujqësor.

“SALIU THA SE DO NA PAGUAJE ÇDO QINDARKË DHE JA, KËTO JANË QINDARKAT”

Banorët thanë: “Nuk kemi asgjë politike, por qeveria i ka prishur ekonominë këtij populli. Sali Berisha tha se do të na shpërblejë qindarkë më qindarkë dhe këto janë qindarkat që po na japin, jo lekët që na takojnë. T’i vijë turp qeveritarëve! Ne s’kemi as mbjellje, as bujqësi, u dëmtuan nga përmbytjet dhe ata na gënjyen.  Edhe në kohët më primitive, ai që bënte dëm duhet të të dëmshpërblente,  kurse sot nuk po na e paguajnë dëmin. Halli na bën të rrimë për këtë diçka të vogël.”

Sipas përfaqësuesve te komunës së Bërdicës, në dëmshpërblimet vërehet qëndrimi selektiv dhe diskriminues për këtë njësi vendore që drejtohet nga e majta, duke akorduar vetëm 9 % të vlerës së dëmit për këtë komunitet ndërkohe qe ishte premtuar 38 % e vlerës së tij.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni

Gjermani, AfD pritet të dalë e para në Tyringen dhe e dyta në Saksoni