INDONEZI - Në një provincë të Indonezisë një avion me rreth 100 pasagjerë në bord përfundoi në det, pasi nuk arriti të frenojë gjatë uljes në pistë.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime zyrtare indoneziane, të cilat saktësojnë se për fatin e mirë të gjithë personat, që ndodheshin në bord kanë shpëtuar.

Ndërkohë sipas burimeve të para paniku mes pasagjerëve ka qenë i madh, pasi jeta e tyre u vu seriozisht në rrezik.

Për momentin ende nuk dihen shkaqet, që sollën këtë problem në frenimin e avionit.

(ad.ti/shqiptarja.com)