INDONEZI - Një gjykatë indoneziane dënoi me vdekje një britanike nën akuzën trafik droge në ishullin turistik Bali. Lindsay Sandiford, 56 vjece u arrestua disa muaj më parë pas një kontroll rutinë në aeroport, policia gjeti 4.8 kilogram kokainë fshehur në valixhen e saj. Sandiford ka insistuar se asaj i është ngritur një kurth.

Ende nuk është e qartë nëse ajo do të apelojë. Prokurorët kishin kërkuar fillimisht një dënim 15–vjeçar për Sandiford, duke marrë parasysh edhe moshën e saj të thyer. Por kryetari i trupit gjykues tha se në rastin e saj nuk kishte rrethana lehtësuese duke dhënë dënimin me vdekje për përfshirjen e saj në kontrabandën e drogës.

Gjithashtu trupi gjykues tha se ajo kishte dëmtuar imazhin e Balit si një destinacion turistik.
Indonezia ka disa prej ligjeve më të rrepta të trafikimit të drogës në botë, ku shumë të huaj po kalojnë dënimin e përjetshëm në burg në Bali.


(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)