Skuadrat e kërkimit të avionit Indonezian kanë mundur të tërheqin katër trupa prej pasagjerëve të zhdukur të Air Asia QZ8510 në detin Java, ku sipas zyrtarëve janë gjetur gjithsej 34 trupa.
Kërkimet kanë hyrë në javën e dytë dhe mendohet se shumica e viktimave ndodhen të bllokuar brenda avionit, ndërsa janë gjetur dhe 5 objekte të mëdha pjesë e mjetit fluturues, ndërsa moti i keq nuk lejon që zhytësit të kërkojnë për pjesën tjetër të trupit të avionit.
Avioni me 162 pasagjerë u përplas të shtunën e kaluar, ndërsa udhëtonte nga Surabaya në Indonezi drejt Singaporit, ndonëse fillimisht u shpall i zhdukur pasi nuk ishte raportuar për asnjë avari apo problem të mundshëm.
Deri më tani nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të avionit apo kutive të zeza për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe koha e keqe është një faktor për pamundësinë e këtij operacioni kërkimi.
Megjithatë rreth 30 anije, 6 avionë dhe 14 helikopterë janë përfshirë deri më tani në operacionin e kërkimit dhe mjetet e marinës së Singaporit kanë tërhequr një trup, ndërsa ato amerikane kanë tërhequr deri më tani tre trupa të tjerë të cilët po transportohen drejt qyteteve indoneziane.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com