Indonezi, rrëzohet avioni ushtarak
bie mbi shtëpi, 133 të vdeku

Asnjë prej 113 personave që ishin në bordin e një avioni ushtarak indonezian nuk i ka mbijetuar rrëzimit në një zone rezidenciale në ishullin e Sumatras. Avioni i modelit Herkules C-130 u përplas me dy shtëpi dhe një hotel para se të merrte flake.

Nga pjesët e avionit vetëm bishti është ende i identifikueshëm pasi çdo gjë tjetër është shkatërruar plotësisht.

Dëshmitarët në vendngjarje deklaruan se avioni pas përplasjes me çatinë e një hoteli ka shpërthyer menjëherë. Avioni u përplas në kohën që po bënte një kthesë djathtas në drejtim të aeroportit. Në vendngjarje është zhvilluar një operacion i madh shpëtimi pasi raportohet se shumë persona ishin të bllokuar brenda ndërtesave.

Nuk ka një numër përfundimtar të viktimave në këtë aksident, përveç atyre që ishin në bordin e avionit. Avioni ishte ndërtuar në vitin 1964, por një zëdhënës ushtarak deklaroi se avioni ishte në gjendje të mire.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime