Indonezi/ 27 viktima në Papua! Përplasjet, pas sjelljes raciste të mësuesit ndaj studentëve

Indonezi/ 27 viktima në Papua! Përplasjet, pas sjelljes raciste të mësuesit ndaj studentëve

Të paktën 27 njerëz kanë humbur jetën në përleshje në provincën e Papua, Indonezi, e cila shpërtheu për shkak të sjelljes së pretenduar raciste të një mësuesi ndaj disa studentëve.

Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i ushtrisë provinciale Eko Daryanto, duke folur për të paktën 23 civilë të vrarë në përleshje në qytetin Wamena.

Zyrat qeveritare dhe dyqanet u vunë zjarr gjatë kryengritjes.

Katër persona të tjerë, përfshirë një ushtar, u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe studentëve në Jayapura, e cila është rreth 250 kilometra larg Wamena

Dje qeveria vendosi kufizime në internet në Wamena për të provuar të përmbajë qarkullimin e lajmeve të rreme.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 6 gradë, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 6 gradë, parashikimi i motit për sot