INDONEZI - Rrëshqitjet e dheut nga shirat e shumtë kanë shkatërruar totalisht një fshat në Indonezi duke vrarë të paktën 17 persona, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë për 108 njerëz që figurojnë deri më tani të zhdukur.
 
Rreth 100 shtëpi mësohet të jenë përfshirë nga ujërat dhe balta duke bërë që qindra persona të evaukuohen nga zona Jemblung në ishullin Java, rreth 450 km larg kryeqytetit Xhakarta. Zyrtarët e agjenicsë për fatkeqësitë natyrore thanë se ekipet e shpëtimit kishin mundur të shpëtonin dhjetëra persona në spital, 4 nga të cilët janë edhe në gjendje kritike për jetën.
 
Rrëshqitjet e tokës janë bërë të zakonshme në Indonezi gjatë sezonit muson në muajt tetor-prill.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)