XHAKARTA - Të paktën 10 turistë të huaj dhe pesë indonezianë rezultuan të zhdukur pasi anija e tyre u mbyt në lindje të arkipelagut indonezian, jo shumë larg ishullit Bali, njoftoi një zyrtar i forcave të shpëtimit.
"Një anije turistësh me 25 persona në bord u mbyt ndërkohë që po lundronte mes ishujve Lombok dhe Komodo", theksoi i njëjti burim.
"Ne kemi shpëtuar dhjetë të huaj, por dhjetë turistë të tjerë dhe pesë indonezianë rezultojnë të zhdukur. Ne kemi ndërmarrë një operacion kërkimi menjëherë pas marrjes së informacionit", deklaroi ai.
Turistët ishin me origjinë nga Zelanda e Re, Britania e Madhe, Spanja, Holanda, Gjermania dhe Franca.
"Aksidenti ndodhi pranë qytetit bregdetar të Bimas, në ishullin Sumbawa", shtoi ai./ATSH/
/Shqiptarja.com