/ATSH-AFP/ - Një rrëshqitje e tokës e shkaktuar nga rreshjet e dendura bëri dje në mbrëmje të paktën 17 të vdekur dhe mbi 100 të zhdukur në ishullin kryesor të indonezisë, Java, njoftoi një përgjegjës sot.
"Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 17 trupa në qytetin Jemblung", njoftoi zëdhënësi i agjencisë së menaxhimit të katastrofave, Sutopo Purwo Nugroho. Ai theksoi se 11 të tjerë ishin gjetur të plagosur rëndë ndërsa 91 të tjerë janë ende të zhdukur.
Sipas agjencisë, rreth 700 forca shpëtimi janë mobilizuar për të pastruar banesat që ishin mbuluar nga toka dje në Jemblung, në qendër të ishullit.
Por kërkimet u vështirësuan nga shirat e vazhdueshëm dhe rreziqet për rrëshqitje të re të tokës në një terren shumë të paqëndrueshëm, që detyruan ekpiet e shpëtimit të ndërpresin provizorisht punën e tyre.
Operacionet janë ngadalësuar gjithashtu nga mungesa e lidhjeve telefonike dhe mungesa e pajisjeve të rënda për të hequr tokën nga rënojat.
Sezoni i shirave ka filluar në Indonezi, që karakterizohet nga shira të fora dhe përmbytje. Sipas agjencive indoneziane, më shumë se gjysma e banorëve jetojnë në rajone që kanë rezikshmëri të lartë për rrëshqitjen e tokës
/Shqiptarja.com