INDONEZI- Gjendet kutia e zezë e avionit që u zhduk në det, në brigjet e Indonezisë me 189 pasagjerë në bord. Boeing 737 MAX 8 u përplas në detin Java dhe deri më tani nuk është gjetur asnjë i mbijetuar dhe trupi i avionit.

Shërbimi për Informacionin Detar të Indonezisë bëri të ditur se janë gjetur kutia e zezë dhe regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit nga avioni i Lion Air. Agjencia për shpëtim dhe kërkim më parë tha se në vendin e aksidentit janë gjetur letërnjoftimet e 52 personave.

Ne gjetëm kutinë të zënë nën mbeturinat e avionit në det në një thellësi pritej 30 metrash.

Mohamad Zaenal, kryetar i Shërbimit për Informacion Detar

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe mbetjet e trupave të së paku 37 personave ndërsa identifikimi i viktimave do të bëhet në bazë të ADN-së.

Nuk ka ende asnjë tregues se çfarë e shkaktoi aksidentin, ndonëse ka raportime se avioni kishte pasur probleme teknike në fluturimet e mëparshme. Ai po udhëtonte në qytetin perëndimor të Pangkal Pinang kur u rrëzua pak minuta pasi u ngrit në fluturim të hënën nga Xhakarta, fluturim ky që do zgjaste 1 orë.