Indonezi, zhduket avioni me 50 pasagjerë

Indonezi, zhduket avioni me 50 pasagjerë
Një avion me 46 persona në bord është zhdukur nga radarët në Indonezi ndërsa ishte duke kryer një flurim demostrativ. Kontrollorët e flurimeve i humbën kontaktet me avionin gjatë orëve të mbazdites së sotme ndërsa ai fluturonte mbi provincën Giava, prane malit Salak. Avioni ishte nisur nga Xhakarta rreth orës 9 e 20 me orën lokale.
Sipas parashikimeve, avioni duhej të ulej në aeroportin Halim Perdanakusuma pas një ore nga nisja e fluturimeve, por shumë shpejt piloti kërkoi leje për tu ulur nga 3.000 në 1.800 metra dhe që prej këtij momenti humbi kontaktet me kontrollorët e fluturimeve. Malet Salak dhe Halimum, zona ku është zhdukur avioni me 46 paragjerë në bord, janë të larta pak a shumë 2 000 metra.
Të gjithë familjarët,antarët e trupit diplomatik dhe gazetarët që janë në pritje të lajmeve për avionin e zhdukur janë pasijur tashmë me listën që përmban emrat e personave që ndodhin në bordin e tij.
Avioni i tipit Sukhoi-100 i ndërtuar nga rusët, përdorej kryesisht për demostrime. Ai mund të tranportojë deri në 103 pasagjerë.Gjatë mëngjesit te sotëm avioni kishte bëreë një tjetër fluturim demostrativ por ai mbi Xhakarte ishte më i rëndësishmi.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës