Australia ka tërhequr ambasadorin nga Indonezia pas ekzekutimit të dy qytetarëve australianë për trafikim droge. Andreë Chan dhe Myuran Sukumaran, të cilët ishin mes 8 personave nga vende të ndryshme që u ekzekutuan në orët e para të së mërkurës në burgun ishullor të Nusakambangan. 

Familjarët e të burgosurve të dënuar patën vizitën e fundit të martën pasdite në Indonezi para se të merrej vendimi. 

Sipas një pastori të pranishëm në momentin e ekzekutimit të 8 personat e vrarë refuzuan t’u mbylleshin sytë dhe në momentet e fundit kishin nisur të këndonin së bashku. 

Orë pas ekzekutimit ambulancat lanë burgun, ku transportoheshin trupat që do të dërgohen në shtetet përkatëse. Australia nisi një fushatë të gjerë diplomatike për të shpëtuar jetët e dy të burgosurve të dënuar në 2006-ën si pjesë e një grupi australian të trafikimit të heroinës, por pa sukses. 

Kryeministri Tony Abott tha se ekzekutimet ishin “mizore dhe të panevojshme”, duke shtuar se dy të dënuarit ishin tërësisht të rehabilituar gjatë këtyre viteve në burg. 

Abott shtoi se Australia e respekton sovranitetin e Indonezisë, por dënon ashpër ekzekutimin e dy australianëve dhe se këtë nuk do të konsiderohet thjesht si biznes, si zakonisht.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)