Indrit Hoxha i përgjigjet Alibeajt: Kandidatura ime është për të luftuar banda që kanë zaptuar Vorë

Indrit Hoxha i përgjigjet Alibeajt: Kandidatura ime është për të luftuar banda që kanë zaptuar Vorë

1668854082_indrithoxhA.jpg

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me deklaratën e Enkelejd Alibeajt për arsyen se pse nuk kanë dalë me kandidat në të gjitha bashkitë e vendit për shkak të bandave majtas djathtas. Hoxha thotë se kandidatura e tij është pikërisht për të luftuar bandat që kanë zaptuar qytetin.

‘Sot Enkelejd Alibeaj është shprehur se në Vorë nuk paska nxjerrë kandidat, për shkak të bandave majtas dhe djathtas. E vërteta është se kandidatura ime në Vorë është pikërisht për të luftuar bandat që kanë zaptuar Vorën dhe e kanë kthyer në simbol të krimit të pushteti lokal të Edi Ramës. E vërteta është se në Vorë të gjithë demokratët janë bashkuar si kurrë më parë për të larguar krimin nga Bashkia Vorë. E vërteta është se demokratët, të cilët dua ti falenderojë nga zemra, u bashkuan dhe lanë interesat individuale për një qëllim: Largimin e krimit dhe bandave nga Vora. E vërteta është se kandidatura ime ka shqetësuar bandat e Vorës sepse e kanë shumë të qartë se pushteti i tyre më 14 maj merr fund dhe bashkia i kthehet qyetetarëve. Unë jam kandidati i të gjithë demokratëve dhe njerëzve të ndershëm e punëtorë të Vorës. Kurrë në jetën time s’kam pasur të bëjë me krimin. Përkundrazi, e kam denoncuar dhe akuzuar në çdo dalje time publike, madje me fakte, dhe kam ngritur akuza penale kundër tyre. Gjëja e parë që do të bëj më 15 maj është kthimi në ligjshmëri dhe dekriminalizimin e Bashkisë Vorë, në të mirë të njerëzve të Vorës dhe interesit të përbashkët. Unë do të kem vetëm banda muzikore në fushatë dhe në qeverisjen e Vorës, asnjë lloj bande tjetër. Të gjithë bashkë më 14, për të larguar korrupsionin dhe krimin nga Bashkia Vorë.’- shkruan Hoxha.

 


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Prezantohet slogani i PD: Frymëmarrje për Shqipërinë! Bejko-demokratëve: Më votoni se jam i djathtë, mos u hutoni nga ata që strehohen te Meta


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik