Para 6 muash, Agron Shehaj e Adriatik Lapaj, quheshin të shitur të Edi Rama dhe shërbëtorë të tij. Kjo e thënë zyrtarisht nga Sali Berisha!
Shehaj-Lapaj, nuk bashkohen me njëri-tjetrin sepse janë sharë me njëri-tjetrin; mirëpo bashkohen rreth Sali Berishës i cili ia ka sharë e denigruar që të dy. Më lehtë ia falin denigrimin Berishës, sesa njëri-tjetrit. Berisha është në rregull sepse arma e tij më e fortë është kërcënimi se po nuk iu nënshtrove të shan, të denigron, të quan të shitur te Edi Rama.
Dhe këta i janë frikësuar këtij kërcënimi me denigrim, siç para tyre i janë frikësuar edhe shumë deputetë të cilët pas humbjes së 2023, shkuan e i dhanë oksigjen politik për ta mbajtur gjallë, me paktin se ai do t’i rikandidojë në lista të sigurta. Vetëm 6-7 prej tyre rimorën mandat. Sidoqoftë, deputetët iu nënshtruan me interesin për të përfituar mandatin.
Po këta, Shehaj e Lapaj, mbi cilin interes i nënshtrohen e i bashkohen? Meqenëse asnjëri kandidat opozitar nuk do të fitojë në Tiranë, logjikisht Shehaj e Lapaj duhet të futeshin për të ridëshmuar fuqinë politike, siç po bën Arlind Qori. Me këtë skemë nuk do të ridëshmojnë dot asgjë, nuk do të munden të dimensionojnë një pol tjetër të politikës ndryshe, duke fuqizuar me vota një model të ri politikani tip Ermal Hasimja. Të trija palët, Berisha, Shehaj, Lapaj, kanë interes për t’u fshehur pas njëri-tjetrit.
Berisha fsheh pas tyre katastrofën, sepse edhe votat e tyre do t’i llogarisë si të vetat. Këta fshihen pas Berishës sepse votat e Berishës i shesin hipotetikisht si edhe të vetat; përderisa do të jetë e paqartë se sa vota ka çuar secili, secili ka të drejtë të pretendojë më shumë sesa ka. Këtë e mundëson paqartësia.
Politika e re ka fytyrën më të mirë dhe hutimin më të thellë. Dinakërinë e ka Berisha, sepse ai arriti edhe diçka tjetër: arriti të neutralizojë rrezikun më të madh — t’i spikasë një model ndryshe brenda krahut të djathtë dhe ky model të legjitimohet me vota. Kjo është fitorja e tij. Të tjerët, Lapaj-Shehaj, s’kanë fituar asgjë, thjesht i janë nënshtruar nevojës së Sali Berishës.
Komente










Zakonisht, ne moralin e politikes, kur diskutohet per grupime te cilat mund te nxjerrin nje kandidat, fillon propaganda e percarjes. Por politika nuk ka moral. Ne politike, morali nuk ekziston, ose eshte shume veshtire qe nje politikan te nxjerre ne pah vecorite dhe cilesite e tij qe do te sjelle ndryshim, te cilit te gjithe i frikesohen. Dhe eshte pikerisht kjo frike, qe coi ne rezultatet e zgjedhjeve Maj 2025. Eshte kjo frike kur argumentet dhe faktet qendrojne ne qeli dhe flene me Ilir Meten, me Erjon Veliaj, me pergjegjesit kryesore ose zbatuesit e shkaterrimit te Tiranes dhe betonizimit te saj " ndertuar shpejt e shpejt'! Pra ketu jemi dakord qe te gjithe. " Te ndertohet shpejt e shpejt" ne te gjithe Shqiperine eshte prapaskena e frikes se asaj qe mund te ndodhe pasi te kuptohet qe nje dite " morali do te ngreje krye". Ne grupimin e djathte, vetem Agron Shehaj kerkonte interpelance me Ministren e Shendetesise kur nje pjese e buxhetit u " pasurua me biznesin e shendetit te shqiptareve , dhe natyrisht asnje nga deputetet nuk e perkrahte. U ndertuan farmaci, klinika private cdo 15 m rruge. Shehaj kerkonte interpelance per rruget " te ndertuara shpejt e shpejt", per Tiranen ndertuar " shpejt e shpejt", per shkaterrimin e turizmit te bregdetit, malor " te ndertuar "shpejt e shpejt".. dhe te gjithe asaj kronike te rindertimit te ndertuar shpejt e shpejt, qe te pershtypjen e nje apartamenti te ndotur, planifikimi urban ku te " droguarit" marin dozen e ekstazes se rradhes " shpejt e shpejt" se policia dhe ligji eshte duke ardhur... Pra??! Kush mund te jete zgjidhja e Tiranes tone, ne kohet e astinences se " shpejt e shpejt"!!? Te besh kompromis, nuk kerkon moral thuhet shpesh ne qarqet e politikes. Por te dish te besh kompromis per ceshtje madhore kur rrezikshmeria e vendit, e ligjit eshte e larte kerkon nje politikan me " Moral"... Nese grupimi i djathte arrin te vleresoje politikanin me " kete moral kompromisi", natyrisht duke lene menjane vegjetimin intelektual te spaciatoret e qerave te vilave dhe apartamenteve te tyre ne plehrat qe i krijoi dhe i mbeshteti vete, " Tirana e dikurshme e ndertuar shpejt e shpejt" do ngreje krye ne " Rikthim ne indentitet"...! Agron Shehaj. Post Scriptum. Berisha kete fakt e di shume mire, perderisa Lapaj eshte vegel e " kompromisit "shpejt e shpejt" Basha - Meta...
Përgjigju