TIRANE- Industria e përpunimit të miellit në vendin tonë nga nesër mbyll aktivitetin, pas vendimit të Ministrisë së Bujqësisë për uljen e proteinës nga 12.5 % në 9%. Unioni i Prodhuesve të Miellit të Shqipërisë, në sqarim të marrjes së këtij vendimi, thekson se ky vendim favorizon produktin jashtë standardeve që vjen nga Kosova dhe Mali i Zi. Sipas tyre ky vendim është në mbrojtje të konkurrencës së pandershme, duke dëmtuar aktivitetin e prodhuesve shqiptarë.
 
Në një deklaratë për mediat, ky Union thotë se vendimi i Ministrisë së Bujqësisë “shkatërron dhe mbyll industrinë vendase, pasi është rrezik potencial për shëndetin e njerëzve”.

letra

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)