Industria e Sigurimeve/ Drejtoresha e AMF prezanton Shqipërinë në Cape Town, vitin tjetër organizohet Konferenca Vjetore e IAIS në Tiranë
Mimoza Kaçi, drejtoresha e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Shqipëria do të mikpresë në vitin 2025 për herë të parë Konferencën Vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS), eventin më të rëndësishëm global në fushën e sigurimeve.
Pritet të marrin pjesë përfaqësues nga mbi 150 autoritete mbikëqyrëse dhe rregullatore, si dhe përfaqësues të industrisë së sigurimeve.
Në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të IAIS-it, zhvilluar më 5 dhjetor 2024 në Cape Town, drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit, Mimoza Kaçi, prezantoi platformën dhe vizionin e Autoritetit për organizimin e këtij eventi vitin e ardhshëm në Shqipëri.
Kaçi theksoi marrëdhënien e shkëlqyer me IAIS, dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të Autoritetit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe harmonizim të praktikave mbikëqyrëse me standardet ndërkombëtare në sigurime.
Gjatë vitit 2024, bazuar në rekomandimet e ‘Raportit të Vlerësimit të Përputhshmërisë’ të IAIS, janë hartuar dhe propozuar ndryshimet përkatëse, si në ligjin e sigurimeve dhe risigurimeve, ashtu edhe në ligjin për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, me qëllim forcimin e kuadrit ligjor dhe rregullator.
“Qëndroj sot përpara jush si dëshmitare e transformimit të jashtëzakonshëm të vendit tim, Shqipërisë, të cilën do ta quaja thesari i vogël në zemër të Europës. Trashëgimia jonë kulturore është po aq e pasur, sa dhe unike. Ne jemi vendi i Nënë Terezës, shpirti i së cilës vazhdon të na frymëzojë dhe udhëheqë. Dëshiroj të jemi të gjithë bashkë vitin e ardhshëm për të përjetuar magjinë e vendit, që do të lërë gjurmë dhe do të mbetet gjatë në mendjen tuaj”, u shpreh Kaçi.
Konferenca Vjetore IAIS 2025, do të mbledhë në Tiranë mbi 500 drejtues të nivelit të lartë nga autoritetet mbikëqyrëse dhe tregu i sigurimeve nga mbarë bota, për të diskutuar mbi zhvillimet dhe sfidat në fushën e sigurimeve.
Njëkohësisht, ky event do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të promovuar Shqipërinë, si një destinacion të ri në fushën e turizmit. Pjesëmarrësit në aktivitet, shprehën interes të lartë, ndërsa vizituan stendën promovuese të Shqipërisë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
16.9%
-
Gafë
76.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 704
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hyn në fuqi sistemi i ri ‘bonus-malus’, historiku me aksidentet vendos çmimin e sigurimit që do të paguhet për mjetet
1 Janar, 11:14
-
Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!
27 Dhjetor 2024, 22:11
-
AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!
26 Dhjetor 2024, 15:29
-
Shoferët problematikë siguracion më të lartë për makinën nga janari 2025! Drejtuesja e AMF: 7 faktor risku, më të penalizuar ata që kanë mbi 2 aksidente e mjet me 3 mijë kubik
16 Tetor 2024, 10:42
-
EKSKLUZIVE/ EMRAT e 53 ekspertëve që do të angazhohen në Komisionin antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj! Mes tyre gruaja e Sokol Olldashit e ish këshilltari i Metës
10 Shtator 2024, 10:47
-
Shofer 'problematik,' sigurim më të lartë për makinën, tarifat e reja në korrik! AMF: Brenda vitit drafti për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet
15 Maj 2024, 20:25
-
37% e dëmeve në aksidente në 2023 u zgjidhën me marrëveshje
15 Maj 2024, 15:09
-
AMF nis zbatimin e udhërrëfyesit për regjimin europian të mbikëqyrjes në sigurime, çfarë parashikohet të ndodhë
29 Shkurt 2024, 12:16
-
Drejtoresha e AMF takon ekipin e Bankës Botërore, diskutohet regjimi evropian në sigurime dhe financat e gjelbra
2 Shkurt 2024, 17:53
-
VKM/ Qeveria propozon emrin e ri të drejtorit të AMF-së, ndryshohet dhe drejtuesi i Autoritetit të Aviacionit Civil
22 Nëntor 2023, 16:30
-
Tregu i sigurimeve, fitim rekord prej 14.3 milionë eurosh në 2022
12 Korrik 2023, 07:22
-
IAIS miraton raportin për AMF/ Përputhshmëria me standardet ndërkombëtare në sigurime në masën 77.9%
14 Qershor 2023, 14:24
AMF desha te thoja :-)
PërgjigjuUrime per Shqiperine qe do te jete host vitin tjeter. Pergezime drejtoreshes se AMSH dhe stafit per Kete perfaqesim dinjitoz ???????? ????
Përgjigju