Industria frenon ekonominë gjermane, shumë kompani reduktojnë prodhimin

Industria frenon ekonominë gjermane, shumë kompani reduktojnë prodhimin

Foto ilustruese

Kompanitë gjermane kanë ulur prodhimin e tyre befasisht gjatë qershorit.Industria, ndërtimi dhe furnizuesit e energjisësë së bashku prodhuan 1,5 për qind më pak se një muaj më parë. Shumë kompani po reduktojnë prodhimin e tyre, pasi industria po tregon shenja dobësie.

Kompanitë gjermane kanë ulur prodhimin e tyre befasisht shumë në qershor.Industria, ndërtimi dhe furnizuesit e energjisësë bashku prodhuan 1,5 për qind më pak se një muaj më parë, bëri të ditur të hënën (07.08.2023) Zyra Federale e Statistikave.

Ekonomistët e anketuar nga agjencia e lajmeve Reuters kanë pritur një minus prej vetëm 0.5 për qind. Në maj pati një rënie prej 0.1 për qind. "Disponimi i keq midis kompanive tregon një letargji të vazhdueshme," tha kryeekonomisti Alexander Krüger nga Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank.

"Më e shumta që mund të pritet në tremujorin aktual është një rritje e vogël e prodhimit." Kryeekonomisti i Commerzbank Jörg Krämer shpjegon: "Ekonomia gjermane do të shënojë rënie edhe në gjysmën e dytë të vitit."

Industria ka prodhuar rreth 1,3 për qind më pak në qershor sesa një muaj më parë. "Pavarësisht rritjes së fundit të kërkesave, perspektiva për aktivitetin industrial mbetet e zymtë, sepse u ndikua shumë nga mungesa e porosive të mëdha”, komentoi Ministria e Ekonomisë zhvillimet e fundit. "Për shkak të pritjeve më të vogla të biznesit dhe eksportit të kompanive, një rimëkëmbje e dukshme nuk është ende në horizont."

Gjermania është në rënie ekonomike

Specialisti i Commerzbank Krämer theksoi: "Minusi në qershorjep një sinjal paraprak për shifrat e dobëta të prodhimit që do të shfaqen në muajt e ardhshëm." Sepse tendenca e porosive ka kohë që është në rënie. "Përveç kësaj, sipas sondazheve, kompanitë kanë përpunuar tashmë porositë që kanë mbetur nga koha e Coronës”.

Industria e dëmtuar është rikuperuar pak kohët e fundit pas porosive çuditërisht të mëdha - ndër tjera edhe për shkak të porosive të mëdha nga industria e hapësirës ajrore. Në qershor, porositë u rritën me 7,0 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, që është rritja më e madhe në tre vjetët e fundit. Në maj ka pasur një rritje jashtëzakonisht të lartë me 6.2 për qind, ndërsa tani rritja është edhe më e madhe.

Megjithatë, treguesit kryesorë si klima e biznesit Ifo, tregojnë se ekonomia gjermane, e cila dikur shënonte rritje për vite të tëra, ende është në rënie. Industria e ndërtimit - e cila po vuan nga normat e larta të interesit dhe rënia e porosive të reja për ndërtim - raportoi një rënie të prodhimit prej 2,8 për qind në qershor. Nga ana tjetër, furnizuesit e energjisë kanë prodhuar 0,6 për qind më shumë se një muaj më parë.

Barometri mujor i firmës konsulente Sentix për pritjet ekonomike të agjentëve të aksioneve në Eurozonë ishte pak më i mirë në gusht, pas tre rënieve. Nga ana tjetër, indeksi për Gjermaninë ra për të katërtin muaj radhazi dhe tani është në vlerën më të ulët që nga tetori i vitit 2022. "Ekonomia më e madhe po shndërrohet në njeriun e sëmurë të Eurozonës dhe po bëhet një barrë në rajon”, shpjegoi Sentix. Ekonomia e këtushme duket se ka një frenim të plotë për momentin.DW

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 08/08/2023 11:22

    Nuk ka energji te lire tani se jua preu Putin dhe ky eshte vetem fillimi i problemeve dua ti shikoj kur te vije ky dimer si do te shkojne punet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty