Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndodhet në Budapest ku ka nisur një vizitë zyrtare me fokus industrinë e mbrojtjes dhe bashkëpunimin me vendet aleate.
Ndalesa e parë ishte në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, një kompani hungareze e specializuar në radarë dhe sisteme për mbrojtjen e infrastrukturave kritike. Vengu u njoh nga afër me kapacitetet teknologjike dhe modelin industrial që kompania ka ndërtuar ndër vite.
Në një postim në Facebook, ai shkroi se Hungaria është shembull se si investimi i qëndrueshëm në inovacion dhe në industrinë e mbrojtjes sjell kapacitete reale dhe vlerë strategjike për Europën Qendrore.
Sipas Vengut, synimi është i qartë: integrimi i industrisë shqiptare të mbrojtjes në zinxhirët e furnizimit dhe inovacionit të vendeve aleate, për të ndërtuar aftësi të qëndrueshme, të besueshme dhe plotësisht ndërvepruese për Forcat e Armatosura.
Hungaria është një shembull i qartë se si investimi i qëndrueshëm në inovacion dhe në industrinë e mbrojtjes prodhon kapacitete reale dhe vlerë strategjike në Europën Qendrore.
"Vizita në Budapest nisi me një takim në zyrat qendrore të “Pro Patria Electronics” — një kompani e suksesshme në fushën e radarëve dhe sistemeve për mbrojtjen e infrastrukturave kritike, si model konkret i zhvillimit industrial dhe teknologjik. Synimi ynë është i qartë: integrimi i industrisë shqiptare të mbrojtjes në zinxhirët e furnizimit dhe inovacionit të vendeve aleate, për të ndërtuar aftësi të qëndrueshme, të besueshme dhe plotësisht ndërvepruese" shkroi Vengu në Facebook.
Komente










