Industria vendase zhvendoset drejt gazit, rritet konsumi në 2022

Industria vendase zhvendoset drejt gazit, rritet konsumi në 2022

Foto ilustruese

Shtrenjtimi i ndjeshëm i karburanteve dhe energjisë gjatë këtij viti ka bërë që bizneset të kërkojnë alternativa më të lira në mënyrë që të amortizojnë rritjen e kostove. Një prej zgjidhjeve është konsumi i gazit, që mbetet më i lirë në raport me karburantet. Të dhënat zyrtare të Doganave tregojnë për një rritje të vazhueshme të konsumit të gazit përgjatë këtij viti.

Për periudhën janar-tetor 2022, konsumi i gazit ishte 148 milionë kg, sipas të dhënave nga Doganat, me një rritje prej 2.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të njëjtën periudhë, importet e karburanteve kanë shfaqur tendencë rënëse, duke reflektuar tkurrjen e konsumit, si rrjedhojë e çmimeve të larta. Sipas të dhënave nga Doganat për periudhën janar-tetor u importuan gjithsej 462.5 mijë ton karburante, me një tkurrje prej 9.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tkurrja filloi që gjatë muajit mars, kur nisi dhe shtrenjtimi i ndjeshëm i çmimeve, që arritën deri në 260 lekë për litër nga 180-185 lekë që ishte në shkurt, përpara se të fillonte sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. Ndërsa çmimi maksimal i gazit arriti deri në 110 lekë për litër. Aktualisht nafta po tregtohet me 199 lekë për litër dhe gazi për automjetet me 71 lekë për litër, sipas vendimit më të fundit të Bordit të Transparencës, që fikson çmimet e naftës dhe gazit që nga fillimi i marsit të këtij viti.

Industria drejt gazit

Gazi natyror po zë gjithmonë e më shumë pjesë në zëvendësimin e produkteve energjitike. Pothuajse e gjithë industria prodhuese në Shqipëri, në kushtet e krizës së thelluar energjitike, po kërkon burime të reja dhe më ekonomike energjie, për minimizimin e kostove të prodhimit e operimit.

Sipas të dhënave nga Doganat, megjithëse prej muajit Korrik 2022 gazit i është vendosur akcizeëprej 6 lek/litër, sërisht sasia e konsumit është rritur, duke filluar nga gushti. Kjo tregon se tashmë industria ka kryer zëvendësimin e proceseve tenkologjike nga naftë në Gaz. Vetëm për janar-Tetor 2022 janë zhdoganuar rreth 3,400 ton më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Arsyeja, sipas Doganave, është e thjeshtë: gazi në Shqiperi kushton 3 herë më lirë se Gazoili. Kjo gjë nuk ndodh në vendet e tjera fqinje të cilet gazin e konsiderojnë si zëvendesues perfekt të karburantit dhe ka akcizë me të njëjtën vlere me të./Monitor.al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja