Ineterpelanca me qytetarët, Rama kthesë 180° për Kukësin: Aeroporti low-cost gati dhe rishikim tarife rrugës

Ineterpelanca me qytetarët, Rama kthesë 180° për Kukësin: Aeroporti low-cost gati dhe rishikim tarife rrugës

Edi Rama gjatë video-konferencës me qytetarët e Kukësit

Gjatë një interpelance të zhvilluar në video-konferencë me disa qytetarë dhe përfaqësues të pushteteve lokale dhe qendrore të mbledhur në Prefekturën e Qarkut të Kukësit, kryeministri Edi Rama, pasi u kërkoi ndjesë atyre për mosinformimin e duhur dhe mosbërjen në kohë të procesit të reduktuar të tarifimit për kalimin e banorëve të zonës në Rrugën e Kombit, premtoi se qyteti shumë shpejt do të përfitojë edhe nga një aeroport, ku do të mund të zhvillohen fluturime me kosto të ulët.

Përgjigja e Ramës për pyetjet e qytetarëve.

Ju kërkoj ndjesë sepse pjesa e mosifnormimit të saktë është pjesë e mospërgjegjësisë tonë. Mungesa e komunikimit, jo sepse kemi qenë indiferentë, por për një arsye. Nga njëra anë sepse nuk e vlerësuam si duhet këtë fazë dhe nga ana tjetër, qysh në fund të shkurtit kemi nisur punën për një pikë të kontratës, që është pikërisht për ata që quhen përdorues të shpeshtë të ruggës. Pra për ata që rruga është e domosdoshme për lëvizshmëri të lartë.

Kontrata parashikon 6 muaj për këtë pjesë, për të vlerësuar fluksin e përdoruesve të shpeshtë.

I kemi dhënë vetes dhe juve 60 ditë kohë, që ta bëjmë sa më shpejt dhe mirë, që gjerat të mos ndalin të nxituara dhe gabim.

Ne nuk do ta rivendosim funksionimin e pagimit të pagesës përpara 60 ditëve, pa konkluduar formulën për të gjithë zonë. Kështu që në këtë fazë ne po bëjmë këtë.

Kryetari i baskisë Kukës nuk është i disatancuar nga dhuna, sot madje ka thënë se unë jm tërhequr nga tarifa dhe tani duhet të kërkoj lirimin njerëzve.

Jetojmë në një shtet me pushtete të ndara, se kush ndalohet e kush gjykohet nuk është vendim-marrja ime, por e organeve ligj-zbatuese.

Thirrja për të liruar këta e ata, është një thirrje që shkon jo vetëm në adresë të gabuar, por shkon komplet në ajër.

Kryetarit të bashkisë Kukës i them që jo vetëkm që s’jam tërhgequr nga asgjë, por po vazhdojmë një proces që duhet ta kishim bërë më përpara. Për këtë kemi gabuar, kam kërkuar ndjesë. Nuk jemi si ata që bëjnë si të pagabueshëm dhe nuk kërkojnë ndjesë.

Aeroporti i Kukësit do të hapet, procedura ka filluar, do të jetë një aeroport me tjetër profil nga Rinasi dhe nga Vlora, sepse do të  bazohet te fluturimet me çmime të ulëta.

Në Rinas kjo nuk bëhet për shkak të një koncesioni shtrëngues.

Për sa i përket stadiumit, ky është një diskutim i hapur, duke patur parasysh se Kukësi prej shumë vitesh është në pozicione të larta dhe nuk ka një stadium për të bërë ndeshje ndërkombëtare, patjetër është në plan, por më tutje, jo si aeroporti që është menjëherë në procedurë.

Tarifa e rrugës së kombit nuk është vendosur për Kukësin, për një zonë, por për një rrugë kombëtare që ka një kosto shumë të lartë.

Jo çdokush që ka makinë e përdor rrugën shpesh, por nëse dikush shkon në Tiranë 20 herë në javë nuk është i varfër. Kush nuk ka mundësi do të marrë linjat e autobusëve dhe të  furgonëve.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 05/04/2018 14:28

    Bravo Edi nje fjalor shum te rregullt edhe inteligjent. Te lumt PERPARA PER NJE SHQIPERI SA ME TE BUKUR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb