TIRANE – Rastet e personazheve të famshme që kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit për probleme me zemrën nuk mungojnë: në Itali prezantuesi Mike Buongiorno dhe aktori i famshëm Totò, në SHBA Elvis Presley. Dhe nuk bëhet fjalë për një rastësi: Roberto Manfredini, mjek dhe profesor në Universitetin e Ferrara-s në Itali, ka vërtetuar se ekziston një lidhje konkrete kohore përsa i përket rrezikut për vdekje të shkaktuar nga problemet kardiologjie dhe se në mëngjes, sidomos të hënave, është momenti më kritik.
Sigurisht faktorët kyç janë ato që njihen: duhani, tensioni i lartë, yndyra dhe mbipesha formojnë një miks që lodh zemrën dhe enët e gjakut. Por kur “bomba” shpërthen e vendos ora jonë biologjike. “Ritmet e organizmit na bëjnë më të ndjeshëm ndaj infarkteve në disa orë në krahasim me të tjera. Por nëse mendoni se “zona e rrezikut” është në fund të një dite pune atëherë gaboheni”, shpjegon Manfredini.
Duke analizuar të dhënat e mbledhura që nga vitet Tetëdhjetë, mjeku shpjegon se veçanërisht tre orët e para pas zgjimit janë më të rrezikshmet. “Sipas analizës së shumë kërkimeve, nga ora 6 deri në mesditë rreziku për të pasur një infarkt është 40% më i lartë sesa gjatë pjesës tjetër të ditës. Për më tepër, duke u bazuar në të dhënat tona, infarktet e mëngjesit janë më shpesh fatale”.
Si shpjegohet ky përqendrim në orët e para të ditës, kur vështirësitë dhe ngarkesa sapo kanë filluar? “Në mëngjes, faktorë të ndryshëm si zgjimi, shtimi i aktivitetit fizik dhe frekuenca kardiake çojnë në një shtim të kërkesës për oksigjen”, shpjegon profesori.
Ekziston edhe një “cikël” javor dhe vjetor të problemeve kardiovaskulare. E hëna është dita më e keqe, sidomos në dimër: mundësia për të pasur një infarkt në fillim të javës është 13 herë më e lartë në krahasim me ditët e tjera dhe, sërish, infarktet e të hënës janë më vdekjeprurëse.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com