Rreziku që NUK duhet ta harroni...Cfarë i ndodh veshit nga frekuentimi i pishinave dhe plazheve (VIDEO)

Shtohet fluksi i pacientëve të cilët kanë probleme me veshët. Duket se me ardhjen e sezonit veror, qytetarët janë më të prirur për të pasur infeksione apo problematika të tjera që lidhen me veshët. Cdo ditë mjekët ORL, përballen me rradhë të gjata pacientësh të cilët drejtohen për të trajtuar shqetësimet dhe për tu kuruar.

Mjeku Ylli Kërçani, u shpreh per Report Tv, se problemet e veshit gjate verës shtohen kjo dhe për shkak të lagështirës si faktor kryesor për krijimin e infeksioneve

“Në stinën e verës lagështira është e pranishme kudo, qoftë duke shkuar në det, qoftë duke shkuar në një pishinë, qoftë ne buzë të lumenjve. Janë dhe faktorë të tjerë që sidomos më shumë ëështë dylli në vesh, sepse dylli në vesh, duku u futur uji, lageshtohet, bymehet, bllokon komplet veshin dhe krijon probleme. Një problem tjetër janë në përgjithësi të gjithë të sëmurët që kanë probleme të infeksioneve dermatologjike të kanalit të veshit”-u shpreh mjeku

Duhet të kujdesemi për ti trajtuar sa më herët infeksionet e veshit, ku shenjat e para që japin janë dhimbje me intesitet të lartë, ulja e degjimit, rrjedhje e veshit si dhe temperaturë.

Vetëm gjatë muajit qershor ka pasur 40 persona me raste të  infeksioneve të veshit, më së shumti nga frekuentimi i pishinave dhe plazheve. Mjeku Kërcani rekomandon që të merren masa paraprake për të ulur sa më shumë mundësitë për të krijuar infeksion të veshit.

“Prevenimi sa me shumë i lageshtirës në vesh, në momentet kur kemi dhe njerëz me probleme të hiperndjeshmërisë të kanalit të veshit dhe të mukozave. Pastrimi i veshëve, asnjeherë me portkotonet që shiten në dyqane. Ka shumë njerëz që përdorin aparate të dëgjimit për të rritur frekuencën e dëgjimit dhe duhen evituar sepse janë arsye që acarojnë kanalin e veshit sidomos në momentet e lageshtirës, në periudha kur jemi në ambjente plazhi. Sëmundjet dermatologjike, të gjithë këta njerëz duhet të kenë parasysh që të ruhen gjatë momenteve që shkojnë në plazh”-tha Ylli Kërcani

Por ndryshe nga vitet e tjera, ka pasur një shtim të personave që shkojnë dhe vizitohen si dhe marrin keshilla nga mjeku para se të nisin pushimet verore në bregdet. Duket pra se me kalimin e viteve edhe shqiptarët janë ndërgjegjësuar dhe kujdesen më tepër për shëndetin e tyre.

Por përvec faktorëve veror, një tjetër faktor i rëndesishëm është dhe përdorimi i mjeteve të higjenës personale, si shampo, ku duhet treguar kujdes në përdorim, pasi kontakti me veshin rrit mundësinë e krijimit të infeksioneve.

Kurimi i infeksioneve të veshit, është i domosdoshëm, pasi në rastet që lihen pa trajtuar nga pakujdesia, këto infeksione mund të kalojnë në infeksione të veshit të mesëm.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin