Infermierët e Gjermanisë në krizën e COVID-19, të vlerësuar dhe të paguar keq

Infermierët e Gjermanisë në krizën e COVID-19, të vlerësuar dhe të paguar keq

Foto ilustruese

Pagat për punonjësit e kujdesit shëndetësor në spitale dhe shtëpi përkujdesjeje u rritën vetëm pak gjatë pandemisë së koronas. Kështu tregojnë vlerësimet e Zyrës Federale të Statistikave në Wiesbaden.

Sipas këtyre të dhënave, punonjësit me kohë të plotë në spitale në grupin e pagës mesatare 3 kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 3.898 euro në tremujorin e dytë të vitit 2021. Për krahasim, kjo shifër ishte 3.657 euro në tremujorin e dytë të 2019, d.m.th. , para fillimit të pandemisë.

Për dy vjet, janë shtuar 241 euro. Të dhënat nuk marrin parasysh pagesa të veçanta shtesë. Në shtëpitë për të sëmurët kronikë, paga mesatare e profesionistëve në grupin 3 u rrit me 193 euro gjatë së njëjtës periudhë, për të arritur në 3.532 euro, sipas statisticienëve.

"Falenderim jo i mjaftueshëm"

Dietmar Bartsch, kreu i grupit parlamentar të Partisë E Majta në Bundestag, tha për gazetën "Neue Osnabrücker Zeitung" se rritja e pagave nuk ishte falnderim i mjaftueshëm për mundimet e tre valëve të koronas. Sipas tij, rritja e vogël pas dy vitesh është aq e ulët sa për të ardhur turp. "Kjo përkeqëson situatën emergjente në përkujdesje dhe në fakt kushton mungesë vendesh në terapinë intensive. Kush habitet që shumë nga personeli i kujdestarisë largohen nga profesioni?", pyeti politikani i majtë.

Bartsch pyeti: "Ne duhet t'i shndërrojmë personelin kujdestar e infermieror në njerëz që fitojnë mirë në këtë vend, në mënyrë që të ritërheqin sa më shumë njerëz që largohen nga profesioni". Në plan afatshkurtër nevojitem "të paktën 500 euro rritje e pagës bazë për personelin infermieror e kujdestar, plus kompensim të plotë për inflacionin”.

Mijëra vetë nga personeli kujdestar kanë dhënë dorëheqjen

Anja Piel, anëtare e bordit të Konfederatës së Sindikatave Gjermane, kërkoi në intervistë me gazetën "një pagë të përshtatshme të garantuar nga një marrëveshje kolektive, e cila gjithashtu të jetë konkurruese ndaj sektorëve të tjerë që janë shumë më pak stresues". Përveç kësaj, ajo kërkoi që të përmirësohen kushtet e përgjithshme. Kjo do të thotë më shumë kohë me pacientët, personel më i mirë dhe një ekuilibër më i mirë punë-jetë.

Piel-i u ankua se që nga fillimi i pandemisë në mars 2020 dhe deri në pranverën e vitit 2021, kanë dhënë dorëheqjen rreth 9000 vetë nga personeli kujdestar e infermieror, me një tendencë në rritje. "Arsyet janë gjendja e mbingarkesës së përhershme, mungesa e personelit, rrezikimi i shëndetit të tyre – ndonjëherë mungonin edhe veshjet e nevojshme mbrojtëse – si dhe rrezikimi i familjes dhe stresi i përhershëm”.

Shumë njësi të kujdesit intensiv funksionojnë vetëm në një masë të kufizuar

Mungesa e personelit është problem për shumë spitale. Sipas shifrave të regjistrit të kujdesit intensiv të DIVI, për të cilat kishte dijeni revista "Der Spiegel” klinikat i justifikojnë kufizimet në shtatë nga dhjetë raste me mungesë personeli.

Sipas këtij raporti, vetëm një e katërta e 1.300 pavioneve të kujdesit intensiv për të rritur njoftuan funksionimin e rregullt në fillim të kësaj jave. Ky raport është më i larti që nga fillimi i pandemisë.

Aktivizimi i rezervës emergjente?

Fundjavën e kaluar, politikani i FDP-së, Wolfgang Kubicki, kërkoi në një intervistë për "Spiegel" të aktivizohej rezerva e urgjencës prej afro 10 mijë shtretër të shpallur në regjistrin e kujdesit intensiv të DIVI.

Megjithatë, ata nuk duhet të jenë menjëherë gati për funksionim, por mund të aktivizohen gradualisht brenda shtatë ditëve, duke anuluar ose shtyrë mjekimet e tjera./ DW

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë