TIRANË, 16 shkurt/ATSH-Z.Tosku/- Ministria e Shëndetësisë ka publikuar fondin e pyetjeve për testimin e infermierëve.
Krahas debatit dhe protestave më të cilën kjo çështje është shoqëruar, ministria ka publikuar fondin e pyetjeve ku personeli shëndetësor do të përqendrohet.
Fondi i pyetjeve për vlerësimin e njohurive dhe aftësive të personelit infermieror dhe shëndetësor, publikuar ditën e sotme përmban bazën e gjithë lëndës që duhet t'i referohen infermierët, para se t'i nënshtrohen testimit. Ndërkaq, ministri Beqaj ka njoftuar më parë se në 28 shkurt do të nisë testimi për të gjithë infermierët në QSUT./m.m/