Shoqërimi në komisariat i Dritan Goxhajt dhe Edison Likajt ndodhi për shkak të refuzimit të tyre për të pranuar gjobat që aplikohen me aktin e ri normativ për tubimet.

Pas daljes nga komisariati, aktivisti Goxhaj thotë se u gjobitën në mënyrë të paligjshme kur kanë bërë një njoftim lidhur me protestën. Më tej, hodhi akuza drejt policisë duke i quajtur “mercenarë”, ndërsa s’munguan as etiketimet për kryeministrin Rama.

“Është një kundravajtje administrative dhe policia arreston njerëzit për kundravavajtje administrative, është e paligjshme. U vë gjobë për tubim të paligjshëm, tubimi është i lajmëruar që është pa afat deri në dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, te kryeministria, ishim brenda orarit të përcaktuar në këtë leje, në vendin ku është përcaktuar leja dhe policia ndalon njerëzit në bulevard dhe u kërkon dokumentacionin. Është totalisht e paligjshme ta kërkosh këtë. Na komunikuan gjobën, as firmosëm, as pranuam ta marrim. Nuk arsyetuan asgjë. Kanë marrë një urdhër, është një polici tërësisht mercenare në shërbim të një banditi që është Ed Rama, si bandë. Jemi në kushtet e një banditizmi të hapur qeveritar. Policia është thjesht mercenare e një banditi që pretendon se është kryeministër i një vendi”, tha Goxhaj.


Lajmi kryesor:

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)