Infermieri 'martohet' me vogëlushen
me kancer, i bën ëndrrën realitet

Infermieri 'martohet' me vogëlushen<br />me kancer, i bën ëndrrën realitet
Në qendrën shëndetësore Melodies në New York ka ndodhur ngjarja më e bukur dhe prekëse po ashtu.

4-vjeçarja Abby që vuante nga një formë e rëndë e leuçemisë po mjekohej në këtë klinikë. Ndërsa trajtohej, njohu një infermier të quajtur Matt Hickling dhe vogëlushja filloi ta pëlqente 'më shumë sesa thjesht shok' dhe i tha nënës së saj që së shpejti do të martohej me të.

Mamaja e vajzës, duke menduar se deklarata e vazjës ishte shumë e pafajshme dhe e këndshme, ia bëri të ditur nëpërmjet një mesazhi infermierit Matt 'ndjenjat' që vajza e saj ushqente ndaj tij. Disa minuta më pas Matt i përgjigjet: "Do të organizojmë një dasmë nesër".

24 orë më vonë 'dhëndri' së bashku me stafin e klinikës, organizuan një dasmë të përshtatshme për Abby. "Pacientja jonë me propozoi për martesë,- postoi Matt në Facebook,- Nuk hezitova dhe thashë PO".

Matt veshi një bluzë ku ishte stampuar një kostum ndërsa vogëlushja Abby veshi një fustan priceshe dhe u shoqërua drejt altarit nga shoqërueset e nuses, infermieret Angie dhe Courtney.

Një doktor i spitalit mbajti fjalimin në ceremoni, gjatë të cilit çifti shkëmbeu unazat me lëpirëse. Pas dasmës çifti iu drejtua makinës ku lexonte 'të sapomartuar' , të cilën e ngiste nusja, ndërsa dhëndri e shtynte drejt dhomës ku po kurohej që të shijonin tortë dhe të bënin fotografi.

Vogëlushja tashmë një nuse u shpreh: "Kjo është dita më e bukur e jetës time".

abby
abby
abby
 

So today I got to help make a 4 year old leukemia patient's "wedding" to her favorite nurse Matt Hickling happen at the Melodies Center for Childhood Cancers at AMC. Thanks to Scott Wright and the team at the Enchanted Garden for donating your time and amazing flowers and to everyone at AMC that helped pull this together in less than 24 hours. You people are amazing. THIS is why we go into nursing.

Posted by Lori Ciafardoni on Thursday, July 16, 2015

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri