Një infermiere Italiane është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë të paktën 38 pacientë, apo të afërm të tyre, pasi ata e irritonin. Zyrtarët e policisë Italiane thonë se kanë gjetur dhe një selfi të saj duke buzëqeshur para kufomës së një prej pacientëve të saj më të fundit. Daniela Poggiali, 42 vjeç, është arrestuar në vendlinjen e saj në Lugo, në krahinën veriore të Emiglia-Romagna, një provincë në Ravenna.
Lajmi është bërë me dije nga Corriere della Sera. Sipas policisë dyshimet mbi inkriminimin e infermjerës erdhën pas autopsisë së një të moshuare, ku rezultoi se vdekja e saj ishte shkaktuar nga injektimi i klorur kaliumi, një substancë që shkakton arrest kardiak të zemrës.
Për shkak se kjo substancë e ashtquajtur potassium nuk lë shenja në gjakun e pacientit, verifikimi i përdorimit të tij bëhet më e vështirë. Investiguesit deklaruan se infermierja nuk është fajtore vetëm për vrasjen e të moshuarës por dhe për të paktën 38 pacientë të tjerë, të gjithë të rapoortuar sit ë vrarë në vitin 2014-të. Rreth 200 persona kanë dëshmuar kundër kësaj infermiereje, të cilën e quajnë si më të keqen në spital.
Ata e kanë përshkruar Poggiali-n si “një person të ftohtë por energjike në punë”. Edhe pjesa tjetër e stafit mjekësor kanë deklaruar se dyshonin se infermierja u jepte pacientëve doza të mëdha laxativi, apo ilaçe të tjera me efekte negatiove në trupat e tyre. Të gjithë këtë ajo e bëntë pasi ata e acaronin dhe ajo donte t'i shqetësonte sa më shumë.
/Shqiptarja.com

VIDEO