Infertiliteti, një problem femëror
apo edhe mashkullor?

Infertiliteti, një problem femëror<br />apo edhe mashkullor?
Infertiliteti përbën një gjendje të traktit riprodhues e cila nuk lejon konceptimin e një fëmije. Diagnoza jepet në ato raste kur çiftet kanë më shumë se 1 vit që përpiqen në mënyrë të pasuksesshme për të ngelur shtatzënë . Nëse gruaja është 35 vjeç apo më e madhe në moshë, kjo kohë reduktohet në 6 muaj. Të ngelurit shtatzënë është një proces që ndodh në shumë shkallë. Si fillim, gjatë ovulimit gruaja lëshon një vezë nga ovaret e saj. Veza, nëpërmjet tubave të Fallopit, zhvendoset drejt mitrës (uterusit). Gjatë kësaj kohe një spermatozoid i ardhur nëpërmjet rrugës vaginale, duhet të takojë vezën në mënyrë që të ndodhë fertilizimi.
A është infertiliteti vetëm një problem femëror?
Fertiliteti nuk është gjithmonë një problem femëror. Mund të ndodhë që shkaku të burojë nga meshkujt siç ndodh në 13 e rasteve. Jo rrallë, paraqesin probleme të dy partnerët.
Shkaqet e infertilitetit te meshkujt
Varikoçela
Kjo patologji ndodh kur venat e testikujve. Kjo bën që testikujt të ngrohen më shumë seç duhet. Rritja e temperaturës mund të ndikojë në numrin dhe formën e spermatozoidëve.
Lëvizja e spermatozoidëve
Shpesh herë, për shkak të difekteve në traktin riprodhues, nuk realizohet rrjedhshmëria normale e lëngut spermatik
Çfarë rrit rrezikun e meshkujve për të qënë infertil?
§ Konsumimi i tepruar i alkoolit dhe duhanit
§ Abuzimi me substanca ilegale
§ Mosha
§ Kemoterapia dhe radioterapia
§ Sëmundje hormonale, të veshkave etj.

Shkaqet e infertilitetit te femrat
Shkaqet më të shpeshta të infertilitetit te femrat vijnë nga problemet e ovulimit. Nëse ovulimi nuk ndodh në mënyrën e duhur, atëhere nuk do të ketë as vezë për të fertilizuar. Shenja kryesore e një çrregullimi të tillë është mungesa apo parregullsia e ciklit menstrual.
Sindroma e ovarit policistik
Kjo sindromë ka të bëjë me një ekuilibër të paqëndrueshëm hormonal i cili interferon me një cikël normal ovulimi. Është shkaku kryesor i infertilitetit te femrat. Gjithashtu, gjendje të tjera patologjike si Pamjaftueshmëria ovariane primare përbën një shkak tjetër të rëndësishëm
Shkaqe të tjera përfshijnë endometriozën, mbylljen e tubave të Fallopit si rezultat i sëmundjeve inflamatore pelvike etj.
Çfarë rrit rrezikun e femrave për të qënë infertile?
§ Mosha
§ Stresi
§ Dieta e varfër
§ Trajnimet atletike
§ Luhatjet në peshë
§ Duhani
§ Sëmundjet seksualisht të transmetueshme
Si ndikon mosha në aftësinë për të ngelur shtatzënë?
Mosha përbën një element të rëndësishëm të problemeve të infertilitetit. 13 e çifteve ku partnerja është më shumë se 35 vjeç është në risk të lartë për një shtatzani të vështirë. Mbi këtë moshë, ovaret i lëshojnë me vështirësi vezët; ato janë të pakta në numër dhe të pashëndetshme
Kur duhet të komunikojmë me mjekun specialist?
Ekspertët sygjerojnë që kontaktin me një mjek specialist duhet ta bëni nëse keni më shumë se një vit qe provoni të ngelni shtatzënë. Për gratë mbi 35 vjeç, kjo kohë reduktohet pas 6 muajsh. Nëse keni perioda të çrregullta, të dhimbshme, endometriozë apo sëmundje inflamatore, atëhere mos hezitoni të bëni një vizitë mjekësore.
Çfarë duhet të prisni nga vizita me mjekun?
Për vendosjen e diagnozës është e nevojshme që mjeku t’ju marrë një anamnezë të detajuar të jetës tuaj duke ju pyetur mbi kohëzgjtjen e tentativave për tëpatur një fëmijë, nëse keni patur shtatzani të tjera dhe problematikat shëndetësore shoqëruese të tyre, sa shpesh keni kryer marrdhënie intime me partnerin tuaj, historinë e ciklit tuaj menstrual, çrregullime të mundshme të tij etj.
Gjatë ekzaminimit fizik parapërgatituni për një inspektim të detajuar të organeve gjenitale. Tek meshkujt do të vëzhgohet prania apo jo e hernieve, madhësia e testikujve, fryrje apo skuqje të ndryshme të tyre etj. Ata duhet t’i nënshtrohen një analize të lëngut të tyre spermatik për të determinuar nëse ka një numër të ulët të spermatozoidëve, çrregullime të formës apo lëvizshmëri të ulët.
Gratë duhet t’i nënshtrohen një EKO-je për të kërkuar për masa abdominale, ciste ovarike apo për të kërkuar praninë e ndonjë polipi endometrial.
Gjithashtu bëhet edhe një ekzaminim për të studiuar cilësitë e mukusit të qafës së mitrës, i cili luan një rol të rëndësishëm për transportin e spermatozoidëve gjatë aktit seksual. Ky mukus ndryshon në përputhje me përqëndrimet e estrogjenit në varësi të ciklit menstrual.
Për të evidentuar ndonjë patologji të tubave të Fallopit, përdoret Histerosalpingograma që nuk është gjë tjetër veç se një radiografi e mitrës dhe tubave të saj, pas injektimit të lëndës së kontrastit. Ajo tregon nëse ka ndonjë bllokim të mundshëm të këtyre të fundit. Histeroskopia është një metodë tjetër invazive nëpërmjet së cilës realizohet vëzhgimi instrumental direkt i mitrës.
Nëse pacientja ka çrregullime të cikli menstrual, ajo duhet të kryejë edhe një sërë testesh hormonale për të përcaktuar sasinë e tyre në gjak.
Trajtimi medikamentoz, sipas shkakut
Infertiliteti mund të trajtohet nëpërmjet trajtimit medikamentoz, kirurgjisë, inseminimit artificial apo teknologjive të fundit të fekondimit të asistuar. Shpesh herë ndodh që trajtimi të jetë i kombinuar. Përzgjedhja e tij do të bazohet në rezultatet e testeve, moshës së partnerëve, gjendjes së tyre shëndetësore etj.
Ekzistojnë disa medikamente mjaft efikase të cilat përdoren në patologji specifike që kanë si pasojë infertilitetin. Pjesa më e madhe e tyre janë hormone të cilat luajnë një rol kryesor në stimulimin e procesit të ovulimit për shembull Hormoni Stimulues i Folikujve (nxit ovaret për të filluar procesin e ovulimit), analogë të Hormonit Çlirues së Gonadotropinës (veprojnë në nivel të gjendrës pituitare)
Metformina është një medikament tjetër që jepet në ato gra që vuajnë nga rezistenca insulinike (diabeti) apo sindroma e ovareve polikistike. Ky bar ul nivelet e hormoneve mashkullore në gjak duke ndihmuar kështu në arritjen e një ovulimi normal.
Bromokriptina është një medikament tjetër që përdoret në ato raste kur nivelet e hormonit prolaktinë janë shumë të larta.
Shumë prej ketyre barnave rrisin shanset e shtatzanive multiple. Gratë shtatzëna, me më shumë se një fetus, kanë risk të lartë për zhvillimin e komplikimeve gjatë shtatzanisë. Fetuset multipël rrezikojnë të lindin në mënyrë të parakohshme shoqeruar kjo me deformime zhvillimi.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza