Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi të dhënat e Indeksit të Çmimeve të Konsumit për muajin Shtator 2015. Sipas këtyre të dhënave rezulton se inflacioni në këtë muaj ishte 2,2%, ndërkohë që në Shtator 2014 qendronte në nivelin prej 1,5%.
Sipas INSTAT, rritja vjetore në muajin Shtator 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,94 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me 0,15 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Shtator 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 10,5%, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,9%.

Në këtë mënyrë, pas shumë muajsh, inflacioni rikthehet sërish në nivelet e preferuara nga Banka e Shqipërisë, që varjojnë nga një minimum prej 2% deri në një maksimum 4%.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
Redaksia Online
Shqiptarja.com