Inflacioni parashikohet të rritet
gradualisht drejt objektivit 3%

Inflacioni parashikohet të rritet<br />gradualisht drejt objektivit 3%
TIRANE - Banka e Shqipërisë parashikon që treguesi i inflacionit do të rritet gradualisht drejt objektivit te saj në nivelin e 3%.

Sipas Bankës Qendrore, inflacioni shënoi një rënie të lehtë në muajin korrik, si pasojë e reduktimit të çmimeve të ushqimeve të freskëta të stinës. Ndersa ekspertët sugjerojnë se, rënia e inflacionit të këtyre produkteve gjatë muajve të verës lidhet me rritjen e prodhimit bujqësor në këtë periudhë.

Për këtë arsye, ky faktor pritet të ketë një ndikim, në masën më të madhe, kalimtar. Ndërkohë që çmimet e artikujve të tjerë të shportës së konsumit nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme.

Nga këndvështrimi makroekonomik, inflacioni i ulët pasqyron efektin e një kërkese të zbehtë agregate dhe nivelin e ulët të çmimeve të artikujve bazë dhe të konsumit në tregjet botërore. Ndikimi i këtyre faktorëve do të vazhdojë të jetë i pranishëm në horizontin afatshkurtër. Inflacioni mesatar i vitit 2015 pritet të luhatet rreth nivelit 1.9%. Megjithatë, parashikimet afatmesme të Bankës Qendrore për inflacionin nuk kanë ndryshuar. Sipas institucionit qëndror bankar, inflacioni do të vazhdojë të rritet më tej gjatë dy viteve të ardhshme dhe do të kthehet në mënyrë të qëndrueshme në objektivin tonë prej 3% rreth fundit të vitit 2017.

Kthimi i inflacionit në objektiv do të mbështetet nga gjallërimi gradual i pritur i ekonomisë në vitet në vijim

Ekspertët bankar gjykojnë se, kthimi inflacionit në nivelin 3% do të mbështetet nga rritja e treguesve ekonomikë.

Sipas BSH-së, të dhënat e reja të tregtisë me jashtë për muajin qershor plotësojnë tablonë e tremujorit të dytë. Defiçiti i shkëmbimeve tregtare të mallrave shënoi një reduktim vjetor prej 4.6% gjatë kësaj periudhe, i ndikuar më së shumti nga rënia e importit të energjisë elektrike. Ndonëse ambienti ndërkombëtar nuk shfaqet ende i favorshëm, Banka Qendore pret një kontribut pozitiv të tregtisë me jashtë në rritjen ekonomike për pjesën e mbetur të vitit dhe më tej.

Të dhënat e reja fiskale të muajit korrik tregojnë një rritje të lehtë të ritmit të të ardhurave dhe një ngadalësim të ritmit të shpenzimeve publike. Deficiti buxhetor i shtatë muajve të parë të vitit ishte rreth 45% më i ulët se në periudhën korresponduese të vitit të shkuar. Në përputhje me planet fiskale afatmesme, Banka e Shqipërisë pret vazhdimin e kahut konsolidues të politikës fiskale edhe gjatë dy viteve të ardhshme.

BSH-së vlerëson në raportin e saj mbi politikën monetare se, gjendjen aktuale dhe ecuria e pritur e konsumit dhe investimeve private nuk ka ndryshuar. Në përputhje me këto konsiderata, Banka e Shqipërisë pret një rritje ekonomike në përmirësim gjatë viteve të ardhshme. Kjo rritje do të ndihmohet nga përmirësimi i pritur i gjendjes financiare të ekonomisë, i ambientit të jashtëm dhe i klimës së përgjithshme të biznesit.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate