Influencerja pretendon se ka një fëmijë me të, reagon Elon Musk

Influencerja pretendon se ka një fëmijë me të, reagon Elon Musk

Ashley St. Clair dhe Elon Musk

Elon Musk ka reaguar pas disa komenteve që u bënë nga influencerja Ashley St. Clair, e cila pretendoi se kishte një fëmijë me të, që është pesë muajsh.

26-vjeçarja, e deklaroi këtë gjë në një postim në X. Më vonë lajmin e konfirmoi edhe përfaqësuesi i saj, Brian Glicklich, në një postim gjithashtu në X, duke thënë se të dy kishin punuar privatisht për një marrëveshje bashkëprindërimi.

“Pesë muaj më parë solla në botë një fëmijë të ri. Elon Musk është babai. Këtë nuk e kisha bërë të ditur më parë për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e fëmijës tonë, por ditët e fundit është bërë e qartë se mediat skandaloze synojnë ta bëjnë këtë, pavarësisht dëmit që do të shkaktojnë. Unë synoj të lejoj fëmijën tonë të rritet në një mjedis normal dhe të sigurt. Për këtë arsye, i kërkoj mediave që të respektojnë privatësinë e fëmijës tonë dhe të mos shkruajnë për këtë çështje. Do të doja të mos e ndjeja nevojën të bëja një deklaratë. Gazetarët nuk duhet të merren me fëmijët. “Do të fokusohem te familja ime dhe do të shkëputem për një kohë”, shkroi St. Clair.

Në përgjigje, Musk shkroi thjesht “Wow” në X, pas një postimi që tregonte se St. Clair kishte planifikuar për një kohë të gjatë ta “kapte” atë.

1/2
Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Media: Kina po shqyrton dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë krah evropianëve

Media: Kina po shqyrton dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë krah evropianëve