Në përgjigjen prej 11 faqesh që Meta i ka dërguar ministrit Bushati, kreu i shtetit vëren se pala shqiptare nuk ka strategji negocimi dhe as është përgatitur mjaftueshmërisht për bisedime me palën greke, sikurse kërkon një vendim i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.
Presidenti ka kërkuar informacione Bushatit edhe për raundet e takimit Bushati-Kotzias në Kretë dhe Korçë.
Kreu i shtetit ka kërkuar gjithashtu nga institucionet shqiptare, informaciomne shtesë për negociatorin Artur Meçollari.
s.k/Shqiptarja.com









