Informacioni i parë nga policia për shpërthimin e fuqishëm në ish-bllok

Informacioni i parë nga policia për shpërthimin e fuqishëm në ish-bllok

1563192517_2ok.jpg

Policia e Tiranës ka dhënë informacionin e parë paraprak në lidhje me shpërthimin e ndodhur në zonën e ish-bllokut. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15  në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një argjendarie, aty ku ka shpërthyer një bombol gazi. Blutë e kryeqytetit kanë dhënë edhe inicialet e personave të lënduar: S. P dhe A. P,  E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në njoftimin e parë për ngjarjen.

Shqiptarja.com mëson se dy prej të plagosurave, pronarët e argjendarisë, ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në repartin e djegieve.


Lajmi kryesor:

Shpërthen bombola në argjendari në ish-bllok, plagosen pronarët burrë e grua, punonjësja dhe dy kalimtarë (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali