Informaliteti,nesër fillon aksioni
ministri Ahmetaj: Asnjë tolerim

Informaliteti,nesër fillon aksioni<br />ministri Ahmetaj: Asnjë tolerim
Një ditë para fillimit të aksionit kundër formalitetit ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka mbledhur administratën fiskale dhe është shprehur se ky aksion nuk është për të mbushur buxhetin e shtetit por për të edukuar tatimpaguesit në zbatimin e ligjit.

“Të reflektojmë zbatueshmërinë e ligjit me integritet dhe profesionalizëm. Bashkëpunim me sipërmarrjen për vetëkorrigjim”, ka thënë Ahmetaj në mbledhjen me administratën fiskale. Ministri Ahmetaj ka thirrur në takim zyrtarë të lartë të Administratës Tatimore, Doganore dhe Inspektoriatit të punës së bashku me grupet e zbatimit në terren, për të ndarë udhëzimet mbi planin e veprimit dhe mbarëvajtjen e aksionit.
 
Aksioni anti-informalitet, nuk është një aksion për të mbledhur para për buxhetin e shtetit, sepse mbledhja e taksave dhe të ardhurave ka në themel parimin e vetëdeklarimit dhe vullnetarizmit. Aksioni anti-informalitet ka në fokus kryesisht korsinë e komunikimit dhe të edukimit të tatimpaguesit dhe sigurisht, të sondimit të zbatueshmërisë së ligjit në sektorë të ndryshëm të cilët dalin në platformën tonë të menaxhimit të riskut, me risk më të lartë sesa dilnin më parë, për shumë arsye të cilat janë të kategorizuara dhe të standardizuara brenda asaj që ne e quajmë platforma e menaxhimit të riskut”, tha ministri Ahmetaj.
 
Aksioni kundër informalitetit fiskal do të kryhet nga grupe të përbashkëta pune të cilat do të bashkërendohen mes tatimeve, doganave dhe inspektoriatit të punës dhe do të kenë në fokus biznesin e madh, por pa lënë jashtë edhe biznesin e vogël. Ky aksion do të kryejë kontrolle në të gjithë zinxhirin e transaksioneve dhe deri tek konsumatori.
 
“Është detyrë e administratës fiskale, e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Inspektoritatit të Punës, që të reflektojnë në terren një zbatueshmëri shumë këmbëngulëse të ligjit dhe një modesti maksimale në përqasje me qytetarët dhe sipërmarrjen, për të reflektuar filozofinë e një qeverie të tërë, e Kryeministrit, që administrata të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të sipërmarrjes. Ju garantoj që nuk do të tolerohet asnjë sjellje e padenjë, e jashtëligjshme, arrogante, e administratës tatimore, doganore apo inspektoriatit kundrejt tatimpaguesve. Kjo është taksative”, 
u shpreh Ahmetaj.
 
Në një komunikatë të shpërndarë nga Ministria e Financave shkruhet se përmes platformës së menaxhimit të riskut në DPT, janë identifikuar sektorët me risk dhe bizneset që shfaqin shmangie të përgjegjësisë tatimore e doganore, të cilët do të jenë edhe subjekte kontrolli.
 
Gjithashtu Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar se paralelisht me aksionin kundër informalitetit, do të zhvillohet edhe një tjetër reformë e rëndësishme për deregulimin, në favor të lehtësimit të shërbimeve publike dhe uljes së burokracisë për sipërmarrjen dhe qytetarët.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin