TIRANE- Në 16 kontrolle të kryera ndaj bizneseve VIP, administrata tatimore ka zbuluar shifrën mbresëlënëse të detyrimeve të papaguara prej 34 milionë dollarësh. Sipas Këshilltarit të Ministrisë së Financave Bardhi Sejdarasi, evazioni në fjalë është zbardhur nga kontrollet e ushtruara mbi 46 biznese të përzgjedhura nga sistemi me bazë risku i administratës tatimore. “Vetëm në 16 biznese VIP të kontrolluara nga tatimet, është zbardhur një evazion prej 34 milionë dollarësh. Sistemi përzgjodhi në total 46 subjekte me risk të lartë për evazion, ndaj të cilëve administrata tatimore ushtroi kontroll. 16 prej tyre rezultuan me shmangie të dukshme nga detyrimet tatimore, që në total kanë rezultuar 36 miliardë dollarë”, tha Sejdarasi për “Shqiptarja.com”.