Informaliteti, Vjero: Në vetëm
3 ditë u regjistruan 2500 biznese

Informaliteti, Vjero: Në vetëm<br />3 ditë u regjistruan 2500 biznese
TIRANË - Drejtoresha e Qendrës Kombëtarë të Regjistrimit Vasilika Vjero i bëri apel bizneseve që të regjistrohen duke theksuar se QKR qëndron e hapur çdo ditë me orë të zgjatura. Në një deklaratë për mediat, Vjero tha se aksioni kundër informalitetit do të mundësojë më shumë të ardhura e rrjedhimisht më shumë mundësi për investime publike dhe ulje taksash.

"Shumë prej qytetarëve na kanë kërkuar të shtojmë sportelet. Jemi para një situate që nuk jemi ndeshur herë tjetër. I kërkojmë biznesit të na kuptojë. Përveç regjistrimit në sportel, ekziston edhe regjistrimi online permes portalit e-Albania, pa kosto. Apeli ynë, regjistrohuni, pajisuni me kasa dhe lëshoni kuponin tatimor”, - tha Drejtoresha e QKR­-së.

Ajo tha se në 9 mujorin e parë të 2015-ës janë regjistruar më shumë se 18 mijë biznese, 33 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, apo 8 % më shumë se i gjithë numri i bizneseve të regjistruar gjatë vitit 2014.
 
Në korrik-shtator 2015 janë regjistruar 9152 biznese, ose 3 herë më shume se në 2014

Në gusht janë regjistruar 4800 biznese, ose 8 herë me shumë se në gusht të 2014

Në vetëm tre ditët e para të shtatorit, tha drejtoresha e QKR ka pasur një fluks në rritje të regjistrimeve me 2500 të tillë. Kjo shifër sipas saj është dyfish më e lartë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.
 
Po ashtu, tha Vjero, prezenca e kompanive të huaja që veprojnë në Shqipëri është rritur me 19 %.

Në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga qeveria që nga fillimi i muajit shtator kundër informalitetit qytetarë të shumtë kanë nxituar të regjistrojnë aktivitetin e tyre ekonomik pranë zyrave të QKR-së

Fjala e plotë e Vasilika Vjeros:
 
Duke shprehur sërish kënaqësinë për fluksin e konsiderueshëm të regjistrimeve të reja pas lajmërimit të dhënë nga qeveria shqiptare për nisjen e operacionit të gjerë kundër informalitetit, dua të përseris apelin për formalizim përmes regjistrimit të të gjithë atyre që nuk e kanë bërë ende këtë. QKR vazhdon të punojë çdo ditë, me orare të zgjatura në të gjithë sportelet e saj në vend, në shërbim të biznesit.
 
Ndërkohë, dëshiroj po ashtu të ndaj një informacion të përmbledhur për publikun, me vetëdijen e plotë se formalizimi i biznesit përmes regjistrimit dhe dorëzimit të kuponit fiskal tek cvdo blerës, për çdo mall, do të thotë më shumë të ardhura për investime publike; mundësi reale për rritje rrogash; mundësi e re për ulje taksash.
 
  • Gjatë 9/mujorit 2015 janë regjistruar 18,054 biznese të reja ose 33.3% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014, ose 8% më shumë se totali i vitit 2014;
  • Për periudhën Korrik –Shtator 2015 janë regjistruar 9152 biznese ose 3 here me shumë se viti 2014;
  • Vetëm gjatë muajit gusht 2015, janë regjistruar 4,847 biznese ose 6.8 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014;
  • Në këto ditë të para të muajit shtator 2015 janë regjistruar 2,533 biznese ose 2 herë më shumë se 2014;
  • Është rritur me 19% prezenca e kompanive me kapital 100% të huaj (761 regjistrime të reja);
 
Më lejoni të shtoj dhe diçka tjetër.
Në sportelet e QKR-së vijon të ketë fluks gjithnjë e në rritje të subjekteve të cilët duan të regjistrohen, numri mesatar ditor i veprimeve i kalon 1,150. Në këto ditë keni parë që ka radhë të gjata në një pjesë të mirë të zyrave të QKR-së në të gjithë vendin. Po është e vërtetë dhe është një fakt i pamohueshëm, madje shume qytetarë shprehen se do të donin më shumë sportele.
 
Ne do të kërkonim mirëkuptimin e biznesit që jo vetëm të respektonte procedurat administrative ligjore të tij sot e në të ardhmen por, ndërkohë, edhe të këshillohej me punonjësit tanë në të gjithë vendin, pasi përveç procedurës së regjistrimit në sportele, ka edhe nje procedurë shumë herë më të thjeshtë, ajo e regjistrimit online. Ky është një proces mjaft i thjeshtë dhe do të eliminonte tërësisht nevojën e paraqitjes së tyre në sportele.
 
Apeli ynë është regjistrohuni, formalizohuni, pajisuni me kasat fiskale dhe mos shisni pa kuponin fiskal.
 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'