Kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Kozma Jano ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, të cilët nxorën një dokument ku shkruhej se ai kishte qenë informator i Sigurimit të Shtetit dhe njihej me nofkën "Telefoni", gjatë kohës që mbante detyrën e efektivit të policisë në Portin e Durrësit.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Jano mohon të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. "Nuk jam përfshirë në asnjë marrëdhënie me Sigurimin e Shtetit, por as si individ dhe as në ushtrimin e profesionit tim, nuk kam dëmtuar asnjë person, në asnjë lloj forme, si gjatë diktaturës ashtu edhe gjatë demokracisë".
Dokumentin e nxjerrë nga PD, Jano e quan sajesë me qëllim baltosjen e emrit të tij. "Letra e bakallit me sfond të zi dhe "stilolaps blu" që u publikua sot, është një sajesë e shkruar me dorën e atyre që akuzuan, vetëm e vetëm me qëllimin e përballjes së emrit tim", sqaron Jano i cili thekson se kandidimi i tij për anëtar të KLP-së vjen pas një karriere të gjatë si avokat dhe kryetar i Dhomës së Avokatisë në Lushnje që prej vitit 1994.
Reagimi i plotë i Kozma Jano
Tërësisht i habitur nga akuzat në drejtim tè emrit tim, të artikuluara sot nga forca politike më e madhe në opozitë, ndjej detyrimin e sqarimit të së vërtetës.
Si profesionist i sistemit të drejtèsisè, nè asnjè rast nuk do tè doja tè isha pjesè e debatit politik, apo mè keq akoma tè jem vetè protagonist i tyre.
Por, detyrimin pèr sqarim, ndjej t’ja drejtoj oponionit publik, nè respekt tè integritetit dhe devotshèrisè sime nè profesion, duke shprehur vetèm keqardhje pèr inicimin e fushatès sè pèrbaltjes pa asnjè fakt dhe provè ndaj meje. Kèto shpifje u artikuluan nè momentin qè shorti i nènkomisionit parlamentar pèr pèrzgjedhjen e kandidatève pèr KLP perzgjodhi kandidatet qè do ti propozoheshin parlamentit pèr aprovim.
Èshtè nè dorèn e nènkomisionit si organ legjitim pèr tè bèrè pèrzgjedhjen. Sa i takon akuzave dhe shpifjeve, dua tè sqaroj se vetèm nuk jam pèrfshirè nè asnjè marrdhènie me sigurimin e shtetit, por as si individ dhe as nè ushtrim tè profesionit tim, nuk kam dèmtuar asnjè person, nè asnje lloj forme, si gjatè diktatures edhe gjatè demokracisè.
Une kurre nuk kam patur teserè tè ndonjè partie, as nè kohèn e diktaturès dhe as sot. Sfidoj cdo kènd qè ka artikuluar kèto shpifje tè ulèta, ti provojè ato.
Letra e bakallit me sfond te zi dhe “stilolaps blu’’ qè u publikua sot, èshtè njè sajesè e shkruar me dorèn e atyre qè akuzuan, vetèm e vetèm me qèllimin e pèrbaltjes sè emrit tim.
Kandidimi im pèr anëtar tè Këshillit të Lartë të Prokurorisë vjen natyrshèm pas njè karriere tè gjatë profesionale si avokat, si dhe Kryetar i Dhomës së Avokatisë Lushnjè, qè prej vitit 1994. Nè asnjè rast, si drejtues i Dhomës së Avokatisë Lushnjë për një periudhë afro 24 vjeçare, emri im nuk èshtè pèrfolur pèr asnjè shmangie ndaj atij pèr tè cilin punoj dhe besoj: ligjit dhe vetèm ligjit. Karriera ime e gjatè si drejtues ka dèshmuar pèr aftësi shumë të mira komunikimi, pune në grup, dhe zgjidhjen me efiçence të problemeve, cilësi kèto që do të manifestohen nga ana ime, edhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Nè cdo rast mbetem i hapur dhe nè pritje, tè cdo kujt qè ka artikuluar akuzat nè drejtim tè emrit tim, tè mi provojè ato. Nè tè kundèrt, tè ketè burrèrinè politike tè pèrgènjeshtrimit dhe faljes publike. Deri sa ta gjejnè guximin e faljes, si profesionist nè fushèn e zbatimit tè ligjit, kam vetèm njè kèshillè. JO gjithmonè mjeti, justifikon qèllimin. Kjo vlen edhe kur gjithcka bèhet pèr konsum politik.
Me respekt,
Kozma Jano

(Reagimi i kandidatit për KLP, Kozma Jano)
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com