Infrastruktura aeroportuale, Gjiknuri pret homologun gjerman, Scheuer: Së shpejti projekte të përbashkëta (Foto)

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri priti në një takim zyrtar këtë të premte Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë Andreas Scheuer. Në përfundim të takimit, dy ministrat nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe energjitikës.

Patëm një takim shumë të frytshëm me homologun gjerman. U fokusuam në bashkëpunimin e  Shqipërisë në fushat me të cilat ka interes siç janë infrastruktura dixhitale pasi jemi duke diskutuar për disa projekte të përbashkëta. Pse jo edhe interesi i kompanive gjermane për të zhvilluar infrastrukturën aeroportuale në Shqipëri. Unë i kërkova ministrit të ftojë kompanitë gjermane në potencialet e mundshme që do të hapen në zhvillimin e kësaj infrastrukture aeroportuale sidomos në jug.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri

Ai shtoi se Shqipëria mirëpret bizneset gjermane dhe e konsideron Gjermaninë një partnere shumë të rëndësishme.

Çdo kompani gjermane që vjen këtu është një besim dhe një forcë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, një garanci për të ardhmen.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri

 

Ministri gjerman Scheuer tha se diskutimi mbi tematikën e transportit ishte shumë i rëndësishëm.

Ministri Gjiknuri me homologun gjerman

Gjermania vazhdon të mbetet një partner mjaft i rëndësishëm i Shqipërisë. Ne kemi përvojën, kemi investitor të rëndësishëm, bashkëpunojmë mjaft mirë me njëri – tjetrin. Dëshirojmë që Shqipëria të shënojë zhvillime të mëtejshme jo vetëm përsa i përket proceseve integruese në Bashkimin Europian ku Gjermania sigurisht ofron mbështetjen e vet por dëshirojmë që të mbështesim këtë zhvillim edhe në interes të vetë Gjermanisë.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të  Gjermanisë, Andreas Scheuer

Sipas tij, Gjermania e mbështet Shqipërinë nisur nga bindjet e veta.

Ne jemi një donator i rëndësishëm i vendit tuaj në mënyrë të vetëdijshme sepse shikojmë potencialet e mëdha që ofron ky vend jo vetëm në sektorin ekonomisë, të energjisë, të bujqësisë, por sigurisht edhe në atë të turizmit. Në të gjithë këta sektorë nevojitet infrastruktura e nevojshme, për këtë arsye, biseda të tilla dhe vizita të tilla si kjo e sotmja janë një kënaqësi e veçantë për ne. Unë ju ftoj përzemërisht të vini në Berlin.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të  Gjermanisë, Andreas Scheuer

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja