Infrastruktura për TAP, në proces
7 rrugë dhe 8 ura, 750 të punësua
Në Shqipëri, ecuria e punimeve për përgatitjen e infrastrukturës ndihmëse, që do të bëjë të mundur shtrimin e tubacioneve të përcajlljes së gazit, përmes TAP vlerësohet pozitive. Sipas të dhënave zyrtare të TAP aktualisht në proces ndërtimi janë 7 rrugë ndihmëse (ecuria thuajse 20%) dhe sipas planit po përgatiten 8 ura (ecuria mesatarisht 8% sipas planit).
Në Shqipëri, ecuria e punimeve për përgatitjen e infrastrukturës ndihmëse, që do të bëjë të mundur shtrimin e tubacioneve të përcajlljes së gazit, përmes TAP vlerësohet pozitive.
Sipas të dhënave zyrtare të TAP aktualisht në proces ndërtimi janë 7 rrugë ndihmëse (ecuria thuajse 20%) dhe sipas planit po përgatiten 8 ura (ecuria mesatarisht 8% sipas planit).
Sa i përket ndikimit të TAP në forcën e punës, të dhënat zyrtare flasin për rreth 440 persona të punësuar për ndërtimin e rrugëve dhe urave ndihmëse, rreth 260 persona janë punësuar për proceset e aksesit në tokë, ndërsa rreth 50 persona janë përfshirë në proceset e marrjes së lejeve, inxhinierike dhe përcaktimin e gjurmës së rrugëve dhe urave ndihmëse.
Nga ana tjetër, ngritja e këtyre veprave ka dhënë ndikim edhe në punësimin jo të drejtëpërdrejtë pasi janë përfshirë shumë biznese lokale të lidhura me proceset e TAP, që nga hoteleria.
Vetëm në këtë fazë, rehabilitimi i rrugës së Potomit ka shkurtuar gjatësinë e udhëtimit me një orë.
Në total parashikohet që të ndërtohen rishtazi dhe të rehabilitohen 150 km rrugë ndihmëse, ndërsa do të rehabilitohen 52 ura.
Për ndërtimin e tubacionit ( 215 km) do të përdoren 8,000 ngastra toke duke e çuar në 30,000 numrin e personave të ndikuar nga projekti.
Po sipas burimeve zyrtare parashikohet që të ndërtohet një stacion kompresorësh në Fier dhe një i dytë në Bilisht për kapacitet të shtuar 8 stacione valvulash bllokimi (BVS).
Tubacionet e TAP parashikohet të kalojnë në 570 rrugë, 440 lumenj dhe 1 hekurudhë (kryqëzime madhore dhe të vogla).
Sa i përket furnizimit me gaz, TAP është projektuar për të zgjeruar kapacitetin furnizues nga 10 në 20 miliardë metra kub në vit (ndoshta edhe më shumë). Në total ai do të ketë një gjatësi prej 878 km gjatësi (105 km në pjesën detare)48” në pjesën tokësore, 36” në pjesën detare.
/MONITOR/
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.1%
-
Jo
46.6%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44
-
GOLAT/ Liverpool shkëlqen me 'poker' në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë
11 Janar, 16:41
-
Biden dhe Trump përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit
11 Janar, 16:36
-
Zyrtare/ Lëvizje surprizë, Partizani shet Christian Mba në Ukrainë! Shuma që përfitojnë 'Demat'
11 Janar, 16:24
-
Të ‘pagdhendur’ në rrugë! Shoferët mbi 1mln gjoba në vit, shkeljet më të rënda të 2024-ës: Kryesojnë gjobat për shpejtësi, rrip sigurimi e celularë
11 Janar, 16:23
-
Taulant Balla takim me kryetarët e komunave të Puglias: Mbështetje për votën e emigrantëve
11 Janar, 16:20
-
Arqipeshkvi i ri i Shkodrës e nis shërbesën me mesazhe të forta! Imzot Giovanni Peraginne: Besnikëri ndaj Hyjit dhe Atdheut
11 Janar, 16:17
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari e nisin vitin me fitore, zhgënjejnë Besa dhe Apolonia! Shtyhet një duel
11 Janar, 16:10
-
Nga varrimi i Carter! Një imazh i veçantë, 5 presidentë, 379 vjet histori
11 Janar, 16:04
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Dëmtohen në të njëjtën kohë, Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli lënë fushën në Serie A
11 Janar, 15:39
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19