Asambleja Kombëtare e Francës gumëzhin nga bletët, ku vlerësohet se do të prodhojnë deri në 150 kg mjaltë në vit. Në çatinë e ndërtesës janë vendosur disa koshere me 60 mijë bletë, iniciativë e një projekti për të promovuar prodhimin e mjaltit pa përdorimin e pesticideve.
Projekti është pjesë e një trendi të ri nëpër Evropë për të vënë kosheret e bletëve në catitë e ndërtesave në metropolet evropiane, duke përfituar nga fakti se bletët i përshtaten mirë jetës urbane si dhe për të synuar shtimin e gjelbërimit në qytet.
Kohët e fundit në të gjithë botën po ndodh një katastrofë e heshtur ku ende nuk dihet pse po zhduken bletët në mënyrë misterioze.
Bletët për jetën tonë kanë një rëndësi jo vetëm për ne por edhe për ekzistencen e planetit.
Siç e dimë bletët bëjnë pllenimin e luleve duke bërë të mundur krijimin e frutave që nuk do të ishte e mundur nga dora e njeriut.
Ky është një kërcënim që i bëhet të gjithë njërëzimit por që injorohet dhe nuk i jepet rëndësia e duhur.
Kryetari i Parlamentit Francez, Claude Bartolone tha se këto krijesa të vendit mund të përshtaten mjaft mirë në një mjedis urban, ku studimet tregojnë se insektet jetojnë mirë në qytet po ashtu si bimët pasi ata trajtohen me më pak kimikate.
Por Bartolone nuk harroi të bënte shaka se kavanozat me mjalt do të ruhen si një diçka të ëmbël për anëtarët e parlamentit të cilët kalojnë netë të gjata gjatë debateve të hidhura.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com