Andres Iniesta ishte autori i golit të vetëm në finalen e botërorit 2010, gol që i dha trofeun mitik Spanjës në dëm të Holandës.
Mesfushori i Barcelonës shpreson që të ketë të njëjtin rol në gjysmëfinalet e Champions këtë sezon.
Andres Iniesta, ka paralajmëruar anglezët e Chelsea se skuadra e tij është më e interesuar se kurrë te luaj sërish në finale.
“Kam një oreks të madh të luaj në gjysmëfinale. Kam ndjesinë se duhet të shënoj më shumë gola. Është çështje ambicie si një përpjekje për të ndihmuar skuadrën ta bëjë lojën me të plotë. Kjo skuadër i përgjigjet gjithnjë rasteve të mëdha. Suksesi ynë është frut i punës së fortë prej disa vitesh dhe ky është leksioni i vetëm që kemi mësuar”, u shpreh Iniesta.(rb/shqiptarja.com).
/Shqiptarja.com