Iniesta kokëulur pas eliminimit, njofton largimin nga kombëtarja: Ndonjëherë fundi s'është ashtu siç e ëndërron!

Iniesta kokëulur pas eliminimit, njofton largimin nga kombëtarja: Ndonjëherë fundi s'është ashtu siç e ëndërron!

Iniesta pas eliminimit nga Botërori përballë Rusisë

Andres Iniesta duket se ka luajtur sot ndeshjen e fundit me kombëtaren spanjolle. Pas eliminimit nga Botërori kundër Rusisë, mesfushori ka njoftuar largimin përfundimtar nga kombëtarja. 34-vjeçari në intervistë për mediat ka dhënë lajmin, ndërsa ka theksuar se ndonjëherë lamtumira nuk vjen ashtu siç ëndërron.

“Kjo ishte ndeshja ime e fundit me Spanjën. Një magji e mrekullueshme ka mbaruar. Ndonjëherë fundi nuk është ashtu siç e ëndërron”, ka deklaruar ‘maestro’.

131 ndeshje ka Iniesta me kombëtaren e tij dhe ka shënuar 13 gola ku më vendimtari ka qenë ai i finales së Kupës së Botës përballë Holandës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!