Injorimi italian ndaj Sali Berishës

Injorimi italian ndaj Sali Berishës

Sali Berisha

Dëshpërimi i Sali Berishës sa vjen e bëhet më i madh. I ndodhur në një izolim apsolut ndërkombëtar dhe nën hetim nga drejtësia, ai përpiqet të shesë si njohje e mbështetje nga Italia takimin me Alessandro Battilocchio, deputet i Forza Italia.

Ka tre momente që e bëjnë qesharak Berishën dhe tregojnë injorimin ndaj tij nga italiani deputet dhe mediat italiane.

Së pari, ajo që bie në sy është që vetë deputeti italian nuk e ka pasqyruar në asnjë media sociale të tijën takimin me Berishën. Përkundrazi ai poston në rrjetet e tij sociale foto nga Tirana e Kruja me simbole pozitive (shih fotot në fund)

Së dyti, mediat italiane (shin linqet në fund) pasqyrojnë aktivitetin dhe takimet e deputetit italian në Tiranë e Lezhë, por jo atë me Berishën. Sepse ndoshta vetë deputeti ka kërkuar ose ka dërguar komunikatën duke lënë jashtë takimeve të tij me rëndësi, atë me një ‘non grata’. Ose vetë mediat atje nuk i pasqyrojnë non gratat, por kjo nuk ndryshom asgjë. Berisha nuk llogaritet  as nga deputeti, as nga mediat italiane.

“...Deputetët e Forza Italia, Alessandro Battilocchio, kreu i Imigracionit të lëvizjes blu dhe Erika Mazzetti, udhëtuan drejt Shqipërisë të premten 1 dhe të shtunën 2 dhjetor. Gjatë qëndrimit të tyre u organizuan takime dypalëshe me deputetë dhe autoritete administrative vendore, ndërsa të premten në orën 17:00 në Ambasadën Italiane pati një takim me ambasadorin Fabrizio Bucci. Gjithashtu është planifikuar një vizitë në Shenjin dhe Gjader, ku do të ndërtohen qendrat e përfshira në protokollin dypalësh me Italinë.”, shkruajnë mediat italiane, duke mos e zënë në gojë në asnjë moment Sali Berishën.

Sikur të mos mjaftonte kjo vjen momenti i tretë ku deputeti italian ne Kuvendin e Berishës flet me fjalë të mira për Shqipërinë dhe Tiranën, ndryshe nga Berisha që e trajton si ferr e hedh baltë çdo ditë

Të trija këto fakte tregojnë dështimin e radhës nga ana e Berishës për të gënjyer shqiptarët se Italia e njeh atë.

Por vetes duket se  ja ka bërë qejfin duke e nxjerrë në Facebook dhe tek televizioni i djalit, e  sëbashku me një grup besimtarësh që shkojnë pas tij po e shijojnë këtë fitore të madhe./ Lexo.al

Fotot në rrjete sociale ku injoron komplet Berishën dhe nuk poston asgje nga takimi me të, por promovon Shqipërinë:

Linqet e lajmeve ku nuk përmendet askund Berisha:

https://tg24.sky.it/politica/2023/12/03/battilocchio-albania-incontra-ambasciatore-bucci

https://www.politicanews.it/politica-italiana/esteri-battilocchio-in-albania-incontra-ambasciatore-bucci-121406

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • moderni: 04/12/2023 05:46

    Ky gazetar shkruan apsolut jo absolut...sa ka rene niveli...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë