Presidenti Ilir Meta ka inkurajuar vazhdimin e terapisë me plazmë hiperimune për pacientët e infektuar me koronavirus në vendin tonë.
Meta thotë se deri më tani kjo terapi ka rezultuar efektive për të infektuarit.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Meta shkruan se është e rëndësishme që të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë. Sipasj tij, specialistët italianë do të evitonin çdo lloj pasaktësie e pasigurie për aplikimin e kësaj terapie.
"Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.
Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.
Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të sukseshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë", shkruan Meta.
Komente












Foli burri i doktoreshe Monika Kryemadhit.
Përgjigju