Insinuatat se PD negocioi për 'shpëtimin' e Berishës, reagon Kim: Të shpallurit 'non grata' mund të flasin për komplote por s'ka ‘ndërmjetës’ për këto vendime
Sali Berisha dhe Yuri Kim
Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar sot përmes një postimi për deklarata të bëra së fundmi se ka pasur një negocim PD-SHBA për të 'shpëtuar' Berishën.
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim shuan të gjithë zërat duke thënë se shpallja non grata nuk mund të negociohet me SHBA dhe askush nuk mund të ndërmjetësojë një vendim të tillë. Ajo thekson se ata që janë shpallur mund të akuzojnë për komplote, por faktet për korrupsion janë të pamohueshme.
"7031 (c) përcaktimi nuk i nënshtrohet "negocimit" dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë "ndërmjetës". Ata të caktuar mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme. Presidenti Biden e ka bërë të qartë se SHBA do të kërkojë llogari nga ata që përfshihen në korrupsion", ka shkruar Kim.
Reagimi vjen pas një deklarate mbrëmë të gazetari Baton Haxhiu i cili u shpreh se deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ndërmjetësuar me amerikanët për shpëtimin e Sali Berishës. Por kjo është mohuar nga Bylykbashi që ishte në emision.
Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Por beteja e Berishës tashmë nuk është vetëm kundër SHBA, por edhe kundër "birit të tij politik", Lulzim Basha i cili pranoi kërkesën e amerikanëve duke e përjashtuar liderin historik të PD nga partia, deri në zbardhjen e të vërtetës në rrugë ligjore.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.1%
-
Pak
9.8%
-
Aspak
73.2%
Vota total: 123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54
-
‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot
24 Janar, 18:29
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Trump: Bllokimi i urdhrit për mosmarrjen e shtetësisë përmes lindjes do të apelohet
24 Janar, 16:33
-
'Trampistët' e Berishës në Tiranë po e masakrojnë, Sekretari i Shtetit Rubio takon Yuri Kim
24 Janar, 15:45
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Të lidhur me zinxhirë, njëri pas tjetrit! Shtëpia e Bardhë poston foto të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24 Janar, 15:24
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Në rrezik vota e diasporës, PD: S'votojmë ndryshimet në Kod nëse nuk njihet votimi me ID të huaj! Berisha: Protesta në ambasada nëse s’votohet
24 Janar, 15:02
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
Berisha duhet ti kaloj vitet e funit ne burg edhe pik.
Përgjigju